Shifra të frikshme nga Spanja, 167 të vdekur vetëm sot

Koronavirusi ka mbërthyer të gjithë Europën me Italinë që ka vëmendjen qendrore deri më tani duke parë që numri i të vdekurve ka shkuar në 2158.

Por është edhe Spanja që ka filluar që të na frikësojë të gjithëve, ku numri i të vdekurve ka shkuar në 509, ku nga këto 167 kanë ndërruar jetë vetëm sot.

Sigal

Spanja ka 11409 persona të infektuar, ku 563 janë në gjendje kritike.