Xhelal Mziu: Plani i masave ekonomike dhe sociale i PD-së lehtësim për familjet dhe të moshuarit në nevojë

488
Sigal

Ditën e sotme partia demokratike ka paraqitur planin e masave ekonomike dhe sociale, për situatën e krijuar në vend pas përhapjes së koronavirusit.

Ish kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu duke ju referuar  këtyre masave shprehet në një mesazh në rrjete sociale se masat ekonomike dhe sociale të propozuara nga PD janë lehtësisht të zbatueshme për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë dhe të moshuarve që jetojnë në kushte të vështira.Mziu thekson se këto masa ndihmojnë ekonominë e vendit.

“Le të jemi solidar e të bashkuar në ndihmë të njëri tjetrit”,-shkruan Xhelal Mziu në mesazhin e tij në faqen e tij “Facebook”.

Masat ekonomike dhe sociale të propozuara nga PD janë të qarta dhe lehtësisht tē zbatueshme për t'ju ardhur në ndihmë…

Gepostet von Xhelal Mziu am Dienstag, 17. März 2020