Av. Kujtim Cakrani: Pse SPAK duhet nis hetim ndaj Kryeministrit Rama?

384
Sigal

Bilal Shehu është një shqiptaro-amerikan krejt i panjohur për këdo, por që u bë botërisht i famshëm në vitin 2016, pasi u dënua në SHBA me burg për konspiracion për thyerje të ligjet amerikane.

E gjithë kjo që Edi Rama të bënte një fotografi me Presidentin Barack Obama për ta përdorur në fushatën zgjedhore të vitit 2013, ai së bashku me shoferin e taksisë Bilal Shehu, dhe një greko-amerikan të quajtur Uilliam Argeros thurën dhe ekzekutuan një operacion të fshehtë qarkullimi parash, përmes disa dërgesave të njëpasnjëshme në dia vende të ndryshme për t’i dhuruar në fund në fushatën e Obamës në vitin 2012.

Me anë të këtij konspiracioni ata dhuruan për fushatën e Obamës një herë $75 mijë dhe një herë tjetër $100 mijë të ardhura nga Shqipëria, me gjasa të paguar nga biznesmenë të afërt me Edi Ramën.

Financimi nga burime të huaja i fushatave politike në SHBA është krim federal. Bilal Shehu ishte i vetmi nënshtetas amerikan në konspiracion dhe u dënua pasi pranoi krimin.

Hetimi amerikan vertetoi faktin, që u përcoll nga të gjitha mediat ndërkombëtare, se Edi Rama ishte bashkëfajtor dhe përfituesi kryesor i krimit për të cilin Bilal Shehu është deklaruar fajtor dhe dënuar, ku e vuajti dënimin në një burg federal.

Prokuroria nuk e hetoi fare për këtë krim, që me gjasa përfshinte edhe pastrim parash të ardhura nga aktivitete të paligjshme.
Ajo nuk çoi letër porosi dhe nuk verifikoi asgjë. Madje nuk foli fare.

Nuk u shqetësuan as oficerët e FBI-së që kanë ardhur në Tiranë për të na mësuar dhe ndihmuar si të luftojmë krimin dhe korrupsionin.