Haxhi Isufi: Në Shtator “Qeveri Teknike”

340
Sigal

Në Shtator parashikohet të nisin protesta jashtë kontrollit të udhëhequra nga Lulzim Basha për të nxjerrë jashtë loje Trekëndëshin e Bermudës. Në krye të protestave do të jetë trimi demokrat Ferdinand Xhaferri , në mes Ekeled Alibeaj dhe në fund Gaz Bardhi. Luli do të drejtojë operacionin nga një zyre sekrete në një pallat mbi 20 kate. Keshilltar personal pranë Lulit parashikohet të jetë Dash Sula. Zëdhënës do jetë Agron Gjekmarkaj. Parashikohet të fshihen Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Qeveria bie në ditën e tret të protestave. Dy ditë pas rënies do kemi Qeveri Teknike të kryesuar nga Luli, minister i brëndshëm njeriu autoritar Ferdinand Xhaferri, i mbrojtjes do jetë burrerori Gaz Bardhi, për financat i shkolluari dhe inteligjenti Dash Sula, i shërbimit sekret Enkeled Alibeaj,… Për hapjen e dosjeve do jetë më i vjetri me dosje Frrok Çupi ….Spartak Ngjela do jetë ministër pranë Ambasadës Amerikane…. etj. Ditë të bardha na presin.