Armela Ferko: Nga emigrimi vijmë, në emigrim shkojmë…

948
Sigal

Në një postim të saj gazetarja dhe moderatorja Armela Ferko, trgon trishtimin dhe valën e emigrimit prej depresionit që ka mberthyer shqiptarët.

Ja postimi i plotë:

Nga emigrimi vijme, ne emigrim shkojme…

Miremengjes o njerez!
Ky eshte njoftimi qe eshte vene ne nje tjeter biznes prej me shume se nje muaji. Nje market ne katin e pare te nje blloku pallatesh, i hapur nga nje familje e kthyer nga emigrimi 8 vite me pare. Pas 8 viteve perpjekje per te nisur gjithcka nga e para ne vendin e tyre, ata dalin me konkluzionin qe ky ishte gabimi me i madh qe kane bere. Ne nje bisede qe zhvillova me kryefamiljaren, disa jave me pare, me tha se ishin te punesuar dhe jetonin shume mire ne Greqi, por se ishin joshur nga familjaret e tyre ketu, te cilet i kishin bindur se mund te hapnin nje biznes e te jetonin shume mire. “U be cdo vit e me keq”,-me tha. U habita, sepse e shihja kete familje si nje rast historie suksesi, ne nje bllok banimi. Kishte gjithmone kliente qe blinin ne ate market. (Shume vone mesova per ushqimet me lista qe shkonin edhe 30 mije te reja per nje familje)
“U mesova me vrazhdesine e njerezve.”- me tha. -“Ne fillim u habita, por me pas kuptova qe kjo vrazhdesi vjen sepse njerezit ketu luftojne e stresohen edhe per buken e gojes. Ne emigrim nuk ndodh.”- vijoi biseden. Kjo u pasua edhe nga fjalia qe konfirmonte humbjen e shpreses tek kjo familje: -“Nuk ja vlen me Armel! Dje e mora vendimin perfundimtar, pasi nje adoleshente u hodh nga lartesia dhe u vetevra. Vajza ime erdhi e shokuar ne shtepi. Nuk dua qe femijet e mi te rrine me ketu!”.
Mes bisedes mesoj se te njejtin vendim e kishte marre edhe nje tjeter familje, ne te njejten shkalle. Kryefamiljarja (pak a shume mosha ime) la pas femijet dhe bashkeshortin dhe shkoi ne emigracion tek motra e saj, me shpresen se pas disa muajsh do terheqe edhe pjesen tjeter te familjes.
U trishtova, kuptohet. Kjo bisede u be pak dite para vitit te ri. Ne daten 31 dhjetor pashe qepenin e ulur te marketit, i cili vijon te jete i ulur…askush nuk eshte interesuar me.
Tashme aty mbetet nje kafene, e vetmja qe gjalleron disi hapesiren e atij blloku pallatesh. Ditet e fundit kam degjuar pronarin e atij biznesi tek thoshte se po e mendonte qe te shkonte tek vellai i tij ne Gjermani. Kjo, pasi kishte marre gjoben e radhes nga shteti.