Lavdosh Ferruni: Super emergjenca e p/ligjit të zonave të mbrojtura, karrem për vota

31
Sigal

Ja babëzia që do nis me lumenjtë nga Shushica, pjesë e Parkut Kombëtar të Vjosës. Shenjat me aeroportin e Vlorës, resortin në Butrint e Zall Gjoçaj

Të enjten, menjëherë pas largimit të sekretarit të shtetit, z. Blinken, maxhoranca miraton ligjin që lëshon zonat e mbrojtura. duke ja hedhur copa, copa, larmisë së patronazhistëve, sidomos atyre të rinj me status të sipërmarrësve strategjik, që jo vetëm sjellin para për fushatë zgjedhore, por edhe shumë vota.

/Telegraf.al/ Me një super emergjencë, më e shpejtë se ajo për inceneratorët e TECet lundruese, të enjten, më 15 shkurt, menjëherë pas largimit të sekretarit të shtetit, z. Blinken, maxhoranca miraton ligjin që lëshon zonat e mbrojtura. Sigurisht në një ditë të tillë politike të madhe, asnjë media nuk do merret me këtë super emergjencë të frikshme. Ky lëshim i zonave të mbrojtura me ligj nuk është që SPAK të marrë dikë që ka vjedhur duke abuzuar me këto zona, por është lëshim për t’i çertifikuar vjedhësit e pasurive natyrore, si sipërmarrës strategjik, që SPAK nëse ndonjëherë do kthej sytë nga vjedhjet që i bëhen natyrës të jetë para situatës që dëmet e shkaktuara nga vjedhjet e pasurive natyrore nuk mund të goditen, pasi janë brenda ligjit. Superemergjenca e p/ligjit të lëshimit të zonave të mbrojtura kërkon të përdor ato duke ja hedhur copa, copa, larmisë së patronazhistëve, sidomos atyre të rinj me status të sipërmarrësve strategjik, që jo vetëm sjellin para për fushatë zgjedhore, por edhe shumë vota.

Precedenti

Taktika për të përdorur asetet e natyrës për të përfituar para dhe vota është përdorur me sukses nga qeveria Berisha në prag të zgjedhjeve elektorale të vitit 2009. Masakra që do të shfaqej në vitet pasardhëse me HEC-et e vegjël, në çdo përrua e lumë, më e dukshme tani, rezultoi e suksesshme në aspektin e grumbullimit të votave, prej të cilave edhe erdhi në pushtet Qeveria Berisha 2. Super emergjenca tash është më e dukshme falë mediave dixhitale më të fuqishme. Emergjenca e HEC-eve të vegjël u gatuan në vitin 2008 dhe u bë “virale” de fakto në 2009, kur shumë “patronazhistë” të asaj kohe morën gati 200 leje për HEC-et e vegjël, që do bëheshin 500 deri në 2013 e që të thanin në vitet pasardhëse qindra kilometra vijë ujore, e duke asfiksuar kështu jetën e shumë ekosistemeve malore e komuniteteve rurale. Nuk mund të mos përmendet se si u formulua ligji për HEC-et, kur me klauzolën e prurjes ekologjike me formulën Q355, ju dha e drejta patronazhistëve të asaj kohe dhe atij stili që t’i thanin fare lumenjtë për kilometra të tëra, pasi formula presupozonte që rrjedhja ekologjike të ishte aq sa mesatarja e rrjedhjes në 10 ditët më të thata të vitit, pra të gushtit. Edhe dhënia e subvencioneve në dëm të natyrës ishte më shumë se e padrejtë. Në vitin 2011 Berisha hodhi parrullën e superfuqisë së vogël energjitike në rajon, që u bë edhe meme, edhe “e vogël” edhe “super fuqi”. Kjo taktikë u tentua të përsëritej në 2013, por suksesi mbeti vetëm në para, pasi në vota duket jo, filloi të kuptohet masakra nga komunitetet.

Lejet dhe kontratat për HEC-et e vegjël sipas viteve.
Lejet dhe kontratat për HEC-et e vegjël sipas viteve.

A nuk ishte një patronazhist i vërtetë Bashkim Ulaj, që mori leje për 12 HEC-e në Parkun Kombëtar të Valbonës?

Edhe Lulzim Basha tentoi të përdorte në vitin 2021 grupin e sipërmarrësve të HEC-eve të vegjël për vota, duke i premtuar atyre dhënien e të gjitha lejeve të mbetura pezull, por pa sukses.

Meqënëse taktika e kapjes së votave me HEC-e u diskreditua, aq sa në ligjin e zonave të mbrojtura të vitit 2017 maxhoranca u detyrua që në zonat e mbrojtura të vendoste taksaktive ndalimin e ndërtimit të HEC-eve.

Sot me ligjin e ndryshuar të vitit 2017 është hedhur karremi për vota me dhënie copash të zonave të mbrojtura, duke ndryshuar ligjin e mirë të vitit 2017, dhe si për ironi duket se fillon prap me lumenjtë. Patronazhistët e bregdetit të Himarrës joshen me ujin e zonës së mbrojtur të lumit Shushica, pjesë e Parkut Kombëtar të Vjosës. Shenjat janë dhënë, me aeroportin e Vlorës, me resortin në Butrint, me Zall Gjoçaj etj, etj.Karremi me zonat e mbrojtura është i ëmbël për pak njerëz dhe helm për të ardhmen e vëndit.