Ngjarja e Kavajës/ Djemtë mbërrijnë në gjykatë, nëna humb ndjenjat

605
Sigal

Shtatë djemtë, nxënës të shkollës 9-vjeçare në Kavajë do të dalin sot para gjykatës për rivlerësimin e masës së sigurisë, e cila u vendos dje nga Gjykata pa praninë e tyre.

Para nisjes se seancës familjarët e 7 djemve, gjithashtu të mitur janë konfrontuar me gazetarët duke i ofenduar.
Ata kërcënuan gazetarët që të mos bëjnë publike ngjarjen.

Të miturit janë marrë në pyetje në prani të psikologes në polici por edhe në gjykatë. Vajza e mitur e abuzuar ka pranuar abuzimin nga djemtë dhe ka rrëfyer për kërcënimet ndaj saj, gjithashtu në prani të psikologes dhe punonjëses sociale.

Raportohet se jashtë gjykatës i ra të fikët një gruaje, nënës se një prej djemve nga familjarët e minorenëve.