Agim Jazaj: Vendimi i Kushtetueses, verdikti i sovranit

508
Sigal

Presioni i ndërkombëtarëve për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, brenda dhjetorit të vitit 2020-të; u pa e dha produktin. Gjykata u plotësua me 7 anëtarë. Këto ditë sërish ambasadorët e SH.B.A dhe BE u takuan me anëtarët e kësaj gjykate, duke i falënderuar dhe inkurajuar në misionin e tyre historik, për të vepruar me pavarësi, paanësi dhe integritet, për tu dhënë përparësi çështjeve më të rëndësishme që përballet kjo gjykatë, madje e gjithë shoqëria dhe presin gjatë shqiptarë, për të zgjidhur krizën e pllakosur, lidhjet e politikës me krimin. Dëshmorët nëse do të ishin gjallë, thoshte edhe pasardhësi i dëshmorëve Luan Beqiraj nga Sevasteri i Vlorës, do t’na hidheshin për fyti: “Nuk e dhamë gjakun për këtë Shqipëri, të katandisur si turpin e botës”. Shqiptarët kudo ndodhen nëpër botë, ndihen të fyer dhe të përbuzuar nga paaftësia për tu qeverisuar dhe abuzimi, ligësia e qeverisësve. Po presin gjatë nëpër stacione me shpresën e premtuar nga “timonieri” për ta pasur vetëm timonin, pa tjetër në përhër. Dhe në vitin e 8 -të rezulton: Treni, lokomotiva dhe vagonët kanë rënë në greminë, nga timonier- karrocieri.

Zbrazja e vendit nuk ka të ndalur

Emigrimi është e vetmja mundësi për të jetuar.Shqiptarët nuk emigrojnë për një jetë me të mire, por po marrin arratinë, sepse nuk kanë asnjë mundësi për të jetuar në vendin e tyre. Sa e sa bij ë e bija janë rikthyer, ku u ka bërë “koka dëng” kanë investuar, kanë humbur edhe ato që mundën të bënin nga emigracion, kanë dështuar nga politika e dështakut dhe kanë marrë sërish rrugët e kurbet- lumit. Kudo njerëzit janë të cënuar, të kërcënuar nga të drejtat më elementare, nga të paudhët, nga qentë me dy dhe katër këmbë, që kafshojnë rrugicave, kur shkojnë në shtëpi, të ndërsyer nga i zoti, shteti sehirxhi. Të fyer e poshtëruar nga administrata arrogante dhe idiote, nga “Pordhali i Bashkëqeverisjes, pa marrë asnjë shërbim, të frymëzuar nga modeli i “Prijsit”.

Afro 2 milon ë votues kanë këllqe, të varfëruar dhe pikëlluar: Të zhvillojnë zgjedhje të ndara në çdo dy vjet?! Edhe militantët e thekur, të verbër, i kanë thirrur me vonesë rradakes, të mbetur qyqar, me syt ë e mbushur në lot, për fëmijët e arratisur, të mbytur nga vaji, duke mos përcjellë prindërit tyre, pa u dhënë puthjen e fundit në ballë, te arkivoli. Bota është përballuar me Pandeminë ,armikun e pa dukshëm. Shqiptarët janë përballur dhe janë përballë edhe me armikun e dukshëm keqeverisjen, vithisjen dhe abuzimin qeverisës!

Përgjatë këtyre viteve të qeverisje – ç’qeverisje të ‘Rilindjes’ , në emër të sundimit të ligjit, sundoi krimi, marrëzia, shthurja, kanabizimi horizonalisht dhe vertikalisht, duke i zgjedhur me dorë e futur deri në parlament në disa legjislatura si: Depuet dhe kryebashkiak nga tufa Rilindase. Vendi ka bërë hapa prapa. Kriza është thelluar. Zbrazja e vendit është shtuar. Borxhi publik është rritur. Krimi ka këputur frerët. Gjobat nga Gjykata Ndërkombëtare për prishjen e kontratave nga pafatësia dhe harbutëria qeverisëse do t ë thajnë xhepat dhe shpirtin e brezave pasardhës . Nga 2 detyra që kishte Shqipëria për t’i plotësuar në vitin 2013, për në BE, i janë shtuar edhe 13 detyra shtëpie deri në 2020, duke shkuar në 15 detyrat. Dhe pas këtyre abuzimeve- dështimeve “Rilindja” kërkon mandatin e 3-të, për tu sjell mandatën e 4-të shqiptarëve.

Plagët mund t’i mbyllin shkaktarët?!

Shqiptarët nuk synojnë dhe kërkojnë rrotacionin e radhës, transferimin e pushtetit, por synojnë transformimin, emancipimin e pushtetit dhe të shoqërisë. Nëse amerikanët qarkullojnë pushtetin e emancipuar për 4 vite, shqiptarët duhet të bëjnë këtë qarkullim çdo 4 muaj derisa: “Uji i qelbur në fund të posit” të qarkullojë sa më shpesh dhe të pastrohet sa më shpejtë. Tradicionalisht, veqili i shtëpisë edhe i pa shkolluar, por jo pa mend, nëse do të riparonte shtëpinë e tij të rrezikur, do të gjente kohën, sidomos në stinën e pranverës dhe të verës, me synimin deri në vjeshtë të ishte përtërirë shtëpia. Së pari, do të vriste mendjen të siguronte ku të fusnin kokën familja, fëmijët e jo t’i nxirrte në qiell të hapur, në palcën e dimrit, me plaçka në krah, duke rrënuar banesat e njerëzve, për të hapur rrugën e kabrioletave. Pas këtij mendim-studimi do të hynte me kazëm për ta vithisur, ose do ta ristrukturonte pjesë- pjesë, të siguronte jetën njerëzore. Edhe drejtësia është gjendur përballë padrejtësisë së pushtetit abuziv, duke shembur edhe ngrehinat më të larta që nga parlamenti, pa numrin e plotë të deputetëve të zgjedhur i thënçin nga Sovrani. Për të realizuar vetingun në drejtësi, Veqilit- Veqel nuk ia pret rradakja duke shkarkuar “mbetësit në klasë”, dhe paralel të përzgjidheshin “kaluesit e klasës”, me kandidatë që do të zvëndësonin mbetësit. Kështu do të ruhej koorumi, funksionaliteti i institucioneve të drejtësisë.

Nga parlamenti dolën, dorëzuan mandatet e marra nga sovrani 3 subjekte politike, opozita e bashkuar. Aksioma e tyre politike u diskutua aso kohe gjerë e gjatë, në gjithë këto subjekte të akorduara, nuk mund të rrinin më në “stallën e krimit dhe të korrupsionit”.

Vendimarrjen e mbajnë mend edhe njerëzit e thjeshtë, nuk u kundërshtua as nga ata që ishin brenda këtyre subjekteve, ‘lojtarë të fushës’ dhe as nga ‘lojtarët e stolit’, të cilët su kishin dëgjuar as emrin e jo më zerin. Nuk u dallua asnjë “deputet” rebel për vendimarjen e tyre, daljen nga parlamenti. Ndonëse kjo betejë përfundoi me mungesën e paparashikuar, ëndërruar me “Mbetjen e ndonjë “deputet” dhe të blerët siç i thonë në pazarin e Roskovecit, jashtë tufës së vet, do t’i bashkohej tufës së zgjebosur duke abuzuar dhe përbetuar se: “I ka zgjedhur Sovrani, në emrin e tij ishte vendimarja”!

Ky abuzim-diletantizëm sa perves dhe foshnjarak, sepse votuesi nuk i ka zgjedhur direkt, me lista të hapura. Zgjedhësit kanë votuar me lista të mbyllura, për subjektin. Këta janë abuzues me vullnetin e sovranit. Dhe për këtë abuzim duhet të përballen në Gjykatën Kushtetuese, deri dhe në Strasburg.

A është i ligjshëm vendimmarrja e tyre, duke mbajtur në këmbë ‘Parlamentin e Krimit’, kur Sovrani nuk i ka zgjedhur me lista të hapura?

A kanë të drejtë të hyjnë në fushën e lojës, lojtarët e stolit, kur skuadra, madje 3 skuadra kanë braktisur lojën dhe kanë dalë nga fusha?

A mund të hyjnë në lojë “lojtarët e stolit”, pa bilbilin e kapidenit të skuadrës? Këto janë rregullat elementare, parime të lojës, që i njeh dhe i zbaton edhe një lojtarë amator, i lagjes e jo më “Lojtarët e Kombëtares”?

A ju drejtuan këta sovranit, sipas tyre, që “përvëlohen” për të hyrë në “ndeshje”, për të qëndruar në parlamentin e pa ligjshëm, të pa zgjedhur nga zgjedhësit, pa marë pëlqimin e zgjedhësve, kur skuadra ka ndërprerë lojën?  A ka padi penale edhe për këta abuzues, që e kanë bërë Shqipërinë ‘Rrush e Kumbulla’ ? A ka padi Penale, në gjykatën Kushtetuse për abuzuesit me votën e sovranit -deputet e “blere në pazarin e Milotit? Shqiptarët shpresë vrarë, aq dhe shpresë plotë shohin kur: Gjykata Kushtetuese e Kosovës, rrëzoi për dy muaj “Qeverinë Hoti”, Gjykata Kushtetuese Shqiptare, duhet të rrëzojë për dy ditë. Të ndëshkojë në përjetësi qeverinë e krimit, pushtetin e vjedhur të 30 Qershorit! Aspak të mos u dridhet qerpiku, sepse verdiktin e ka dhënë Sovrani me votën referendare, duke “votuar” e mbushur kutitë e votimit nga grabitqarët dhe zullumqarët, hileqarët dhe haleqarët rezultuan: As 15 % e votuesve, nuk e duan, nuk e votuan pushtetin e krimit! Përballë këtij rezultati- verdikti: Gjykata Kushtetuese ka vetëm detyrimin moral, qytetarë dhe ligjor: “Të zbardh vendimin e arsyetuar nga Sovrani: 8 me 2.

Zgjedhjet e pa ligjshme. Pa funksionimin e ligjit, pa ndëshkimin e atyre që shkatërruan këto institucione, nuk mund të ngrihet shteti që kërkojnë me pishë shqiptarët, të edukohet dhe të shpresojë shoqëria.

Sovrani e ka dhënë verdiktin: Në 30 qershor të vitit 2019, dhe në manifestimin, protestën e madhe- mbarëshqiptare në 2 Mars 2020, etj!