Mark Marku: PD nuk është parti me numrin më të madh të votave që prej 92-shit, kjo nuk duhet anashkaluar

220
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Më në fund, PD duhet të përballet me faktin se qysh prej zgjedhjeve të marsit të vitit 1992, nuk është parti me numrin më të madh të votave, madje edhe kur është parti fituese e zgjedhjeve. Ky fakt i përmendur shpesh nga kundërshtari është anashkaluar vazhdimisht, a thua se anashkalimi i saj e zgjidh vetë problemin. Zgjidhja e këtij problemi nënkupton jo vetëm një ide hapjeje, por një ristrukturim të marrëdhënieve të PD-së me grupet e interesit, shoqërinë civile, botën akademike, mediat, pra, me shoqërinë shqiptare në tërësi. Për shkak të ngurtësimit 30 -vjeçar të këtyre marrëdhënieve në PD, mendohet gabimisht se, nevoja e trupës politike të PD-së për pushtet, është dhe nevoja e shoqërisë shqiptare.