Adriana ISTREFI/ Ekzorcizmi letrar dhe dispasioni foljor

840
Sigal

Tetrafjalimi dhe ura lidhëse me konceptet dipolare poetike-prozaike të krijojnë unitetin foljor, gjithëforshmëria e manive dhe konopotolit gjuhësor. Deri më sot letërsia po përjeton apendikse të reja të një erosi të lindur nga e sapolindura epokësi. Ekzistenca orientale dhe përpjekjet letrare nga historia dijatike është një interpretim egocentrik dhe planetrik për aq sa kohë kemi të bëjmë me tendenca kimike të letërsisë teksa lëvrohet në të njëjtën plan nëpërmjet shtrimit të tematikave që ndryshojnë  për të marrë një zgjidhje nga e njëjta teori që përbën njeriun dhe prirjet drejt artistikes. Brenda të tillave ndikimeve ndjeshmëria shpirtërore shpesh bëhet një rivë shigjetuese për skepticizmin letrar qe shkon më larg gjer ne “pyrrhonizëm” për konceptin filozofik. Mbi të njëjtën dyshim për të lejuar metodikën letrare të i jepet siguri duhet të bazohemi tërësisht në kufirin e fillim-mbarimit si qëllim parësor drejt shterpësisë. E nëse i lejohet letërsisë shterpësia mbarës e saj është …? Ne absolutizmi vjen nëpërmjet hiperbolës dhe rritjes së vlerës vetjake përmes veshjes së shkronjës nuk arrihet te shtrohet siguria që letërsia të mundëson për të shfaqur vetveten në të njëjtën miniature difjalorike. Për të arritur lirinë e vërtetë te shkrimit duhet të njohësh si fillim domosdoshmërinë e Përse-së …Dhe përse kemi në çdo kontakt shkrimor për te finalizuar analogjinë e shkrimit me njëkuptueshmërinë e fjalës thelb ose të një trekëndëshi që në të njëjtën interferencë dëshirojmë të themi “trekëndëshin” poetik …Dhe përse do kemi në çdo kontakt tërësor, hyjnor, model ose indiferent. Atributi që të jep titullin e tillë modal drejt artit është qëllimi i thjeshte, i pandarë nga materia jote apo e imja që vjen si shërbesë drejt të bukurës dhe jo monotonizmit paraprak. E përse-të do të lindin sërish midis lindjes së dukurive vetëprakticizëm dhe vetëpërsëritje. Dualizmi është i njëjtë dikush prej nesh zgjedh të përsëritet për të mos humbur lexueshmërinë,dikush nga rritja e hijes së tij apo saj, dikush zgjedh të luaj një loje-fjale dhe bëhet preja e fjalës prej loje,dikush mundohet të lidh faktet me sintaksë të zbehte,dikush zgjedh të thyej rregullat drejtshkrimore duke u kapitulluar si fundosje, dikush komunikimin shkrimor e lidh me ngjyrimet emocionale, përjetike, prej gjallese frymore për të ndjekur fryme-prerjet e kambizmit shkrimor, dikush përkund penën në zgjidhjen e lojës matematikore-shkronjore, dikush bëhet bundër për shkronjë e ky Dikush-i gjendet aty ku është e padukshmja, esencialja, shumësia e formave pohore dhe tendenca për të shkuar drejt kollofitjes së paqëndrueshmërisë. Narrativiteti gjarpërues me përdorim të fjalëve me ngjyrime të forta dhe i figurave retorike në paralelizëm me pjesë të caktuara të ligjëratës, foljeve tipike në të tashme, kur referimi është i shkuar vihet në të njëjtën amplitudë kategoria e shpërbërjes diferantike, ku të shprehurit nuk mbetet një shëmbëlltyrë e termave, por u ngjiten gjuhësisë si përcaktorë shpirtërorë dhe jo qëllimit për të njohur saktë, hollësishëm “objektin” letrar dhe e vetmja gjë e dukshme mbetet gjuha teknike, mekanike, e papërnuar. Jo gjithçka që shkruhet është përbërje e artit, ashtu sikurse fjala nuk është pjese e dëshmisë së kulturës së një vendi,por edhe mjet komunikacioni e ndaj përse lëvrimi i artit të shtrembër është një fletë famëkeqe e historisë së popullit, artistit dhe njeriut si pjesë e ekzistencës. Qëllimi retrospektiv, apo dhe hierarkik me një logjikë të pasur, është gjenezë e fillit prozaik dhe e epizmit, por shumatorja e përzierjes së gjinive përbën një cak të caktuar që nis me qëllimin e të shkruarit, objektin-subjektin, pra mënyrën e ndërtimit të një koncepti, motivet duke i lidhur me njëri-tjetrin, kohezionin logjik për përcaktimin e saktë te karakteristikave themelore të një artisti. Regjistri gjuhësor dhe leksiku i përshtatshëm është gjithmonë në të njëjtën bashkërenditje duke theksuar se renditja e fjalëve sipas rendit sintaksor dhe përmbysjes së saj krijon raporte të ndërlikuara ashtu sikurse në cekëtime të caktuara te fjalës ne tekst apo shkrim duhet të thjeshtëzohen për të qartësuar kuptimin dhe jo për humbetimin e shijes artistike. Ekzorcizmi i fjalës dhe urave lidhëse si pjesë e prekshme ndaj brendësive përmbajnë dhe kuptimin dhe përmbajtjen. Egzorcizmi i fjalës mund te bëhet dukuri demon-ike dhe në turbullimet e gjuhës së saktë, përcjelljes së duhur që në sensin kritik duhet të mbarështojë jo vetëm filozofi, shpesh në ngjizje të gabuar të perceptimeve. Kështu i tillë disapsion foljor nuk është lokalizëm gjuhësor, por tërësi e nevojshme, e përjetshme teksa ekzistojmë ne, qeniet e bashkë me ne fjala, gjuha, arti, letërsia, shkenca e teoria letrare. Dispasioni fazor dhe interpretativ nuk është tezë për migrimin e fjalës dhe futjes së fjalës së huaj, por një përpjekje e dozës se përse fjala bëhet domone dhe e tillë nga një ekspansion epokësie kthehet ne substance. Apo dhe koncentrat për origjinën e saktë të mbrojtjes së gjuhës apo artit konektorë.