Engjëll Musai: Si u tradhëtua më 17 Maj “Çadra e Lirisë”, për interesat e sektit mavi!

226
Sigal

Engjëll Musai
Drejtor i Gazetës Telegraf

Më 17 shkurt 2017 demokratët i kërkuan Bashës, fillimin e rezistencës, antidiktatoriale dhe ky qëndrim i demokratëve u bë realitet të nesërmen pikërisht më 18 shkurt, kur demokratët vendosën ngritjen e “Çadrës”  përballë zyrave të kryeministrit Rama, por edhe përballë zyrave të ish-Komitetit Qëndror, të sistemit të Diktaturës. Edhe pse kreu i ‘Rilindjes’ fillimisht përdori ilaritetin për “Çadrën” dhe rezistencën e opozitës, koha tregoi se kjo qëndresë sa vinte dhe mori përkrahje jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare. Madje  “Çadra e Lirisë” dhe shpirti i rezistencës përballoi dimrin e acartë dhe pranvera dukej se do të vinte bashkë me “Lirinë dhe Demokracinë” për popullin shqiptar. Janë të freskëta momentet kur Edi Rama bënte xhirot nga zyra e qeverisë drejt “Shtëpisë Qeveritare” për të provokuar demokratët. Por askush nuk e mendonte se Rama kishte marrë garancinë nën heshtje të Bashës, ndaj dhe sulmonte vazhdimisht Metën duke i kërkuar që “ t’i hiqte prizën e oksigjenit – Çadrës së Lirisë”. Me ofrimin e muajit maj, protesta futej në muajin e 4-ët dhe kjo filloi të alarmonte Ramën dhe ‘sektin mavi” ndërkombëtar. Për këtë arsye u futën në lojë lobingjet, por edhe shumë emisarë europian, edhe pse nuk kishin fuqi. Në SHBA kishte pesë muaj që kishte ardhur në pushtet Presidenti Trump, dhe kjo e vinte në rrezik pushtetin e Ramës, i cili kishte bërë deklarata kontraverse si para fushatës amerikane, por edhe gjatë fushatës duke e konsideruar si “ e keqja e Amerikës dhe botës”?! Nga ana tjetër kancelarja gjermane Merkel, e kishte ngushtuar litarin dhe nga 5 pikat për integrimin të firmosura nga Stefan Fyler, gjermani i çoji në 14 pika, për integrimin e Shqipërisë. Ndaj të pasurit kundërshtar të dy prej vendeve më të fuqishme në botë si SHBA-të dhe Gjermania e detyruan Ramën t’i kthehej misionit të vjetër sorosian, ku që të dy, si Rama dhe Basha i bashkonte i njëjti mësues dhe e njëjta shkollë. Në kancelaritë e vendeve të BE-së , kryesisht Austri,Gjermani dhe Itali ,u zhvilluan shumë takime për daljen nga kriza, për kushtet dhe kryekushtin, që kishte të bënte me një kryeministër të ri në vend të Ramës, ndërrimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, dhe disa drejtori që kishin lidhje me oligarkinë dhe bizneset. Pas shumë dështimesh, për daljen nga “Çadra e Lirisë” dhe plotësimin e kushteve, situatën në dorë e mori David McAllister, një nga më të besuarit e kancelares Merkel, por edhe të diplomacisë së BE-së. Sipas marrëveshjes, që do nënshkruhej, Basha do dilte nga ‘Çadra’, do kishte qeveri teknike pa Ramën kryeministër, do kishte një drejtor të ri të Policisë së Shtetit. LSI do të dilte nga koalicioni me PS-në, do kishte një koalicion të gjerë të opozitës, çka i garantonte Bashës fitoren e zgjedhjeve dhe marrjen e qeverisë në shtatorin e 2017. Por çuditërisht, Basha nuk e firmosi paketën McAllister në Pallat të Kongreseve, duke theksuar se nuk e pranon Rama, edhe pse e kishte përgatitur vetë atë paketë bashkë me anti-rilindas. Edhe pse McAllister i kishte dhënë garanci Bashës, ky i fundit kreu aktin e turpit dhe të tradhëtisë, duke mos e firmosur. Nga ana e vetë Rama u tregua i gatshëm ta firmoste duke e nxjerrë zbuluar Bashën. Kjo ishte arsyeja që shumë europian dhe ata që merren me zgjedhjet, e anashkaluan Bashën dhe nuk e pranonin as në rrethin e ngushtë të bisedave dhe as në atë më të gjerë. Ndoshta ish-kamarieri i “Rinasit” dhe më vonë shoqëruesi i natës i financierit të fondacionit Soros në lokalet e “Bllokut” është i kapur. Gjynahet e brendshme dhe ato të studimeve në Holandë nuk e lënë të ngrejë kokë, ‘me apo pa video’ në rrugë apo kulte ! Basha zgjodhi interesin personal, ekonomik dhe financiar, duke qënë edhe më i shantazhueshëm. Por pasojat e Bashës, i përjetuan demokratët dhe mijra emigrantë që lanë atdheun nga shpresa e humbur dhe tradhëtia, e tij dhe diversantëve të huaj dhe vendas brenda Partisë Demokratike të vërtetë.