Tritan Shehu: Një pyetje për të nderuarin Ambasador, Z. Gonzato!

Perjashtimin per 10 ditesh nga Kuvendi prej kesaj maxhorance te kryetarit te opozites Berisha, a e konsideroni ne perputhje me standartet e BE?!
Kjo edhe sepse ne qender te asaj pseudo akuze te krijuar eshte vendosur emri juaj.
Z. Berisha ne nje komunikim me gazetaret, jashte salles se Kuvendit ju kerkoi juve te benit publike cdo direktive te posacme, qe mund te kete Brukseli per ate ceshtje.
Ju akoma nuk jeni pergjigjur, ndersa maxhoranca nxiton te denoje Berishen, duke ringjallur Nenin 55 te diktatures per agjitacion e propagande.
Ne fakt dje ishte Ambasadorja e Frances qe konfirmoi se nuk egziston asgje e tille e vecante.
Une, edhe si ish Minister i Jashtem, gjykoj Z.Ambasador se jeni ju ai qe duhet te shpreheni.
Kjo dhe ngaqe kete rast e konsideroj nje shkelje te rende te demokracise, te drejtave te shprehjes, kerkeses se informacionit, aq me shume kur kemi te bejme me Kryetarin e opozites.
Ashtu si, prej momentit qe artificialisht eshte involvuar Parlamenti me nje vendim arbitrar, dhe nje shkelje te rende te parlamentarizmit, rregullores se Kuvendit, te drejtave te deputeteve.
Besoj se keto deformime te demokracise, ndesh me parimet e BE, mjaftojne ta bejne te nevojeshme nje prononcimin tuaj.
Qofte dhe per te korregjuar sado pak ate reagim te nxituar te Z. Kos nga Brukseli, qe sigurisht ne nxitim e siper dikush e kishte dizinformuar.
Gjykoj keshtu, se ne thelb kemi te bejme me nje tjeter simptom te degradimit te demokracise sone, tentativave per censure, keq perdorimit te Kuvendit…
Por dhe te emrit tuaj Z.Ambasador, nga ky rregjim.
Sigal