Skënder Sadri Kapiti: Ilir Meta dhe “çdekretimi” i destabilitetit

1150
Sigal

Presidenti i Shqipërisë duke parë gjendjen e paparashikueshme, e cila po agravonte e përkeqësonte për ditë e më shumë nga protestat qytetare të drejtuara nga opozita në emër të demokracisë, të zgjedhjeve të lira e të ndershme; duke parë gjendjen e krizës së thellë politike dhe parlamentare pas djegies së mandateve të deputetëve opozitarë; duke parë mos marrjen pjesë të opozitës shqiptare në zgjedhjet e 30 Qershorit 2019; kjo nga njëra anë, si dhe nga ana tjetër edhe indiferencën dhe kokëfortësinë e qeverisë dhe të kryeministrit nga ana tjeter; duke u nisur nga interesat madhore kombëtare mbi ato personale, politike e partizane vendosi që të çdekretojë datën e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit 2019. Ky veprim i cili shmang përkeqësimin e situatës si dhe destabilitetin e paparashikueshëm shikohet nga Kryeministri, qeveria dhe klaneve rreth saj si herezi, gjë e cila është karakteristikë e shpirtligësisë, zymtësisë dhe errësirës së ideologjive dhe të pushtetit të regjimeve autoritare dhe antihumane.

Dihet shumë mirë se si nga papërgjegjshmëria, korrupsioni dhe verbëria për pushtet se sa shtrenjtë e pësoi një herë Shqipëria dhe shqiptarët në vitin 1997.

Dhe për të mos u përsëritur më situata të tilla, Presidenti i Republikës z. Ilir Meta mori veprimin më të duhur dhe në kohën e duhur që mos të zhvillohen zgjedhjet vendore, më 30 Qershor 2019, pa u zgjidhur kriza e rëndë politike dhe institucionale ku ndodhet sot Shqipëria. Është e pakonceptueshme që në gjendje të rëndë krize politike dhe institucionale të zhvillohen zgjedhje demokratike, të cilat nuk zgjedhin dhe nuk zgjidhin ndonjë gjë, por vetëm se është më se e sigurtë, se po të mbahen zgjedhjet vendore pa opozitën kjo do të ishte kulmi i goditjes dhe i asgjësimit të demokracisë, gjë e cila do ta çonte vendin drejt paqëndrueshmërisë, tollovisë e, pse jo edhe drejt konfliktit civil.

Pra, ky çdekretim i zgjedhjeve nga ana e Presidentit është faktikisht çdekretim dhe shmangie e destabilitetit dhe te antidemokracisë, shmang rrëshqitjen e shtetit në rrokopuje dhe kaos. Edhe alibia tjetër e pushtetit si ajo që e akuzojnë Presidentin aktual Z. Meta se është kundër Reformës në Drejtësi përbën një tjetër absurditet injorance e verbërie e pushtetit por edhe të mediave. Kjo pasi dihet tashmë se rolin vendimtar në miratimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri e ka luajtur z. Meta, ish-Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, i cili pati si vizion dhe këmbënguli që miratimi i Reformës në drejtësi të bëhet detyrimisht edhe me votat e opozitës, vizion dhe këmbënguljen e të cilit e mbështeti edhe faktori ndërkombëtar SHBA dhe BE, dhe ashtu edhe ndodhi, që reforma në drejtësi u votua nga të gjithë deputetët. Pra, Ilir Meta si në rastin kur kryente funksionin e Kryetarit të Parlamentit ashtu edhe sot atë të Presidentit, ai në radhë të parë shquhet për përgjegjshmërinë që ai ka treguar në funksion të ligjit, para publikut, para kombit dhe të interesave madhore kombëtare mbi ato personale, partiake e politike.