Prof. Elena Kocaqi: Krizë artificiale e shkaktuar me ndërgjegje nga politika

378
Sigal

Kjo nuk është krizë reale tregu, kjo është krizë artificiale e shkaktuar me ndërgjegje nga politika. Kjo nuk është embargo kundër Rusisë, është kundër popullit. Rusia do pasurohet se do të shesi në tregun aziatik edhe evropian me çmime marramendëse dhe do fitojë. Ju po ndëshkoni popullin jo Rusinë. Të mos ta kuptoni fare që kjo po kthehet kundër nesh. Ndryshoni strategji, sepse ne nuk jemi Amerika që ka burimet e veta, jemi të varur nga importet. Shikoni mundësinë e burimeve alternative të energjisë dhe nacionalizimin e naftës dhe kthimin e saj shtetit me të gjitha mynyrat. Ju vetëm flisni, por nuk merrni asnjë masë, për me mbrojtë popullin siç bëjnë shtetet e tjera. Duhet të ngresh rrogat dhe të kompensosh popullin si Evropa, ose duhet të ndërhysh me ulje takse në naftë dhe kontrollin e marxhit të fitimit. Me këto çmime fshati nuk punon dot me tokën dhe nëse vazhdohet kështu do kemi krizë ushqimesh. Sot Ukraina dhe Serbia ndaluan eksportin e grurit. Ne duhet me mbjell. Po me këto çmime të naftës fermeri nuk mundet. E bën Amerika, por ka vetë naftë dhe presidenti do hedhi 60 milion fuçi nga rezerva e shtetit në treg, ndërsa ju thoni nuk ndërhyj në treg. Si nuk ndërhyn? Ju për këtë paguheni? Qeveria ka kompetenca rregullatore, kur ka prishje tregu, se mbron qytetarin dhe ekonominë. Qeveria e ka detyrë këtë gjë në ekonomi tregu, pasi tregun e ke prishur ti vet në këtë rast. Ju thoni qeveria ndërhyn dhe me embargo prish tregun, por nuk ndërhyn fare të rregullojë pasojat që ka shkaktuar ajo vet. Vetë e keni bërë këtë gjë, dilini zot popullit.