Prof. Dr. Tritan Shehu: Si sot 30 vite-PD kthesa e madhe në historinë kombëtare!

195
PD-shpresa e vetme dhe sot mbas 30 vitesh!
Lindja e PD pak dite mbas shperthimit te levizjes studentore perben jo thjesht krijimin e nje partie, por momentin e ndryshimit historik shqiptar.
Themelimi i PD shenon lindjen e pare te pluralizmit ne historine tone, te demokracise perendimore ne vendin tone.
PD qe diten qe u krijua nga shtrati studentor ishte e qarte ne idete e aspiratat e saj, ne drejtimin qe do t’i ipte zhvillimeve te metejshme te vendit.
Ajo me programin e saj u rendit nder forcat politike me europeiste, pro amerikane, integruese ne BE e per antaresim ne NATO, qe u krijuan atehere ne vendet ish komuniste.
Prandaj dhe Shqiperia shume shpejt me Qeverine e PD firmosi mareveshjen e pare te saj me BE, hyri e para nder vendet ish komuniste ne NATO nepermjet “Partneritetit per Paqe”, lidhi maredhenie shume te ngushte me ShBA.
Keshtu PD ndryshoi rrjedhen e ecurise shqiptare duke e vendosur ate jo vetem ne hapesirat demokratike, te ekonomise se tregut, por dhe duke e kthyer mbas qindra vite largimi ne familjen tone natyrale Europiane e Perendimore.
Dhe Shqiperia sot perseri e futur ne “dilemat e historise”, ka nevoje absolute te rikthehet ne ato “rryma”, ndryshe askush nuk mund ta parashikoje se cfare te pa pritura tragjike do na rezervoje e ardhmja, se sa larg mund te degdisemi diku ne Lindje, se deri ku do te na coje per te keqen tone autokracia ne forcim.
Pra misioni i PD eshte dhe mbas 30 vitesh aktual e jetik!
Urimet me te mira te gjitheve ne kete dite historike, pa dyshim duke filluar nga inspiruesi e drejtuesi yne ne realizimet tona, miku im Sali Berisha!
Urime Z.Basha, i sigurte per realizimin prej tij te pritshmerive te medha, qe shqiptaret tashme kane vendosur mbi ate!
Sigal