Prof. Dr. Elmaz Shertifi: “Amanet gomerët” !

329
Sigal

 

Zymti e madhe ne “ushtrine 1 milionshe”. Ka humbur gjithecka, ka firuar vetfrymezimi, nuk frymezon me asnje ushtar. Eshte bere memec, ka firuar oratoria. Ushtaret memece, ne qeveri e ne Kuvendin e Sajuar, flasin percarte. Ka humbur ndjesite, edhe ne vapen e korrikut mban mantel plumbi. Nuk funksionon Akademia Politike. Fabrika e ideve eshte rikthyer ne magazine mbeturinash te tezave te vjetra.
Procesi i njohjes u plotesua. Tani edhe faktori nderkombetar qe e mbeshteste, ia ka vene “kufirin te thana”, dhe i kerkon me ultimatum miratimin e marreveshjes se 5 qershorit te firmosur ne Keshillin Politik, nga ai dhe deputetet listare. Ndersa brenda vendit edhe shqiptaret qe i dhuruan “tepsine dhe timonin”, jane bindur se i ka mashtruar ne shumicen e premtimeve.
Aleatet politik nuk pranojne te jene ne aleancen e humbesve. Te vetmit aleate jane deputetet listare te PD dhe LSI, te cilet e kane kuptuar se filozofi surelist, eshte me i dobet dhe me i braktisur, prandaj e shtyjne ne aventuren politike te ndryshimit te kushtetutes, qe heq koalicionet parazgjedhore dhe rrit ne 5 perqind hyrjen ne parlament, me synimin djallezor qe i solli aty, nese nuk fitojne vete asgje, te mbyten bashkerisht ne “keneten e fekaleve”, pasi ai i garantoi, se do te “bashkeqeverisnin gjate” !
Ne kete rrokopuje te papritur po e braktisin edhe “aleatet mediatik”, pasi po binden, se idhulli i tyre cudiberes, “ka cof”, prandaj, sipas tyre ka mberritur momenti qe te heq dore perfundimisht nga fantazia e mandatit te trete, dhe “timonin e fushates” duhet tja kaloj mekembesit te tij. Ata nuk jane ne gjendje te percaktojne, se cili duhet te jete, Erioni, Veliaj a Spiropali, por jane te bindur, se nuk duhet te jete Rama, pasi deshtimet e tij nuk frymezojne me, as militantet historik.
“Kujtesat mediatike” po japin cdo dite, me ze e figure, se cfare ka premtuar, e cfare ka realizuar. Mashtrimet jane spektakulare.
Ngjarjet e pa pritura ne Kosove me aletat e tij e shtyjne drejt lenies se amaneteve. Dua 800 mije vota. Dhe si per ironi perdor me teperi nje shprehje te avokatit te tij frymezues “Amanet gomeret” !