Limoz Dizdari: Të jemi të disiplinuar gjer në  fanatizmin  ekstrem

500
Sigal

Shënim i veçantë 

Fletët e  kalendarit  bien  njëri  pas  tjetrit ,  pa  zhurmë e  plot solemnitet  .
Ato na kujtojnë të kaluarën , kohen që ka ikur.

Disa prej faqeve na ndërgjegjësojne më shumë, të bëjmë kujdes e ti respektojmë ashtu siç e meritojnë, për mësimet e vyera që na dhanë.

Natyra, në një hark kohor shumë të nxituar, na ka goditur rëndë, por ne njerëzit përveç korigjimeve për gabimet që kemi bërë ndaj natyrës, të kemi forcë e vullnet ti pëballojmë së bashku këto sfida të saj.

Të mbështesim Kryaministrin  dhe porositë e tij gjer në lutje.

Të jemi të disiplinuar gjer në  fanatizmin  ekstrem , të këshillave te mendimit  shkencor të mjekësisë dhe  institucioneve  tërësisht  në favor të shëndetit qytetar e të vëndit.

Jemi të gjithë të  barabartë  ndaj natyrës, vetëm Zotin kemi më lart.

Kemi kohë të meremi me Vitin Jubilar të Bethovenit, prej tij te marim disiplinën,vullnetin dhe këmbënguljen e këtij njeriu hyjnor.