Letër partizanit dhe kongresmenit 100-vjeçar Ziqiri Merja me rastin e 7 prillit ditës së pushtimit fashist

420
Sigal

Nga Engjëll Musai

Drejtor i gazetës “Telegraf”

Për veteranin 100 vjeçar që u keqpërdor në kongresin e Rilindjes, dhe u harrua në 7 Prillin e pushtimit fashist në luftën e dytë botërore.

Kryeministri Rama na ofroi në mbrëmjen e 6 Prillit 2020, bashkbisedimin me Renzin,ditë e cila korespondon me kohën kur 81 vite më parë fashistët e Duçes u nisen nga portet italiane për të pushtuar Shqipërinë.Ai zgjodhi të bënte show, me ish kryeministrin italian Mateo Renci, një ditë para datës 7 prill që njihet edhe si data e pushtimit fashist. Me keqardhje mund të them se ai bëri të njëjtën show sikurse bëri edhe me ju në ditën e kongresit te “rilindjes” në Tiranë. I shkruaj këto radhë jo vetëm me keqardhje, por edhe me shumë dhëmbshuri për Ju miku ynë, që e filluat karierën nga nxënës i normales, partizan i Brigadës së Parë Sulmuese, Kundëradmiral dhe veteran i nderuar i LANÇ. Dhe për karierën tuaj gazeta “Telegraf” ka shkruajtur me dhjetra e qindra faqe, pasi me ju janë të lidhura edhe ditët e lavdishme të luftës Antifashiste, edhe gjaku i dëshmorëve partizan, edhe puna juaj pas luftës për rindërtimin e Shqipëris. Unë prisja sot më 7 prill, që Kryetari i rilindjes duhej t;ju drejtohej juve dhe Komitetit të veteranvë të LANÇ  për t’ju falenderuar si luftëtar dhe pasardhës të familjeve të heronjve, dëshmorëve të luftës dhe atyre të punës.

Pse u befasova me veteranin , nxënesin e normales së Elbasanit, partizanin e Brigadës së Parë në çlirimin e Tiranës dhe korierit të LANÇ

Kur u zhvillua kongresi i ish- PK, PPSH sot PS vetëm si emër dhe pasi u ngjitë ne skene ” e gjithe familja mbreterore social-rilindase” , aty nga fundi mbrriti edhe nje veteran  i nderuar ,ish partizan, luftetar, por qe koha e deshi qe ne fundin e shkurtit të  2020 ti bashkohej “kolaboracionistit” dhe interes-pushtetit Edi  Rama. Nuk po flas per kongresin ,ku u fol se si hahet ,e se si pihet në familjen mbretërore të rilindjes, per femijet e familjes se qytetrimit modern, me shume barqe, apo për fjalet që që do i kishte zili edhe kanuni , edhe bibla.,edhe kurani. Edhe Enver Hoxha që ndërtoi hidrocentrale, shkolla dhe universitete falas, shëndetsëi, spitale, qëndra shëndetsore, rrjetin me modern te vaksinimit, institute shkencore shendetsore ,dhe akademike., ne te gjitha fushat si bujqesi, shkenc, teknologji, zooteknike, mekanik, histori, gjuhësi, kulture etj, nuk mburrej kaq shume per vete, madje edhe emrat e femijve te tyre nuk u dinte njeri edhe pse ishin të rritur dhe bere burra. Ndersa sot femijet e kryerilindasit si të gruas se pare, apo te dyte jane bëre simboli lryesor i eventit me te rendsishem.sikurse eshte kongresi i socialidteve, qe daton nga bledhja  e pare me 8 Nentor 1941, diten ku u themelua Parria Komuniste.

Dhe ne kete dite u vendos te luftohej kundër pushtuësit fashist, sikurse, bashkupuntorve te fashizmit dhe atyre qe si sot me 7 prill të 1939, u arratisën nga sytë këmbët, duke mbushur valixhet me flori, për të shpëruar koken e tyre dhe lënë popullin në mëshirën e fatit. Pavarsisht veprimit prej tradhëtari të Ahmet Zogut më 7 prill 1939, luftëtarët dhe burrat e Kombit,  duke filluar nga Heroi i Popullit  Mujo Ulqinaku dhe qindra patriotët të vërtetë krijuan rezistencën në vijën bregdetare nga Lezha deri në Sarandë, për mbrojtjen e Kombit. Dhe të mos harrojmë historinë e cila na kujton Se  Ahmet Zogu është zgjedhur Mbret, në të njëjtat kushtë sikurse ndodhet parlamenti dhe shteti i Edi Ramës sot. Parlamenti ka kapitulluar, “mbreti”Rama, nuk mbledh as Qeverine, vendos Akte Normative me fuqine e Ligjit dhe që do ti kishte zili edhe nje diktator. Per ish-ushtarket dhe shoket e Ziqiri Meros eshte njelloje si Akti Normativ i Bodes , qe.i hoqi pensionin ushtarakeve.  Sot munguan tufat me.lule për heronjtë. Sot dëshmorët u harruan. Sot për partizanin e LANÇ , Ziqiri Mero, kreu i partisë nuk u kujtua, qiftë edhe duke i bërë një telefonatë publike,për shkak të situatës. Veterani i LANÇ i duhej vetëm në kongres ,sa për të bërë aktrimin e radhës. Sot mesazhet nuk kanë vlerë sepse kongresi mbaroi dhe për këta veteranë dhe figurat e tyre do mendohemi kur të ofrohen zgjedhjet. Ndaj dhe nuk u kujtuan për të nderuar 7 prillin e pushtimit fashist. Po të ishim në kohë zgjedhjesh ,ndryshonte puna. Dhe këto veprime Nuk janë të rastësishme nga Rama?! Doni edhe një shembull tjetër  për tu bindur ? Para 3 ditesh festoi 100 vjetorin e lindjes një nga ikonat e jurispudencës shqiptare Prof.Ismet Elezi. Mbi te gjitha ai është edhe ish shefi i botimeve zyrtare dhe akteve juridike prane Këshillit të Ministrave për mëse 40 vjet. Profesori i shume teksteve në fushën e së drejtës dhe atë zakonore. Dhe kryeministri aktual nuk u kujtua apo të shkruante dy rreshta në nderim të këtij Profesori të rrallë dhe me vlera kombëtare. Ja lëto janë vlera që duhen kujtuar dhe respektuar sa janë gjallë dhe pa interes. Duke ju rikthyer ditës  së zezë të  7 Prillit ne shqiptarët nuk festojmë pushtimin, por kujtojmë rezistencën dhe gjakun e patriotëve që luftuan ,edhe pse të tradhëtuar , nga i vetshpalluri mbret i shqiptarve Ahmet Zogu, Apo kolaboracionistët e tjerë të nazi-fashizmit.

Ndaj ju drejtova juve partizani i LANÇ dhe miku ynë Ziqiri Merja  në këtë 7 Prill të zi. Mos i tradhtoni idealete e Luftës, amenetin e heronjve dhe dëshmorëve. Edhe unë si familje dëshmorësh u ndjeva  i trishtuar kur ju pashë në pallatin e kongreseve në Tiranë me Edi Ramën që tallej me Ju dhe gjakun e 327 dëshmorët që ccliruan Tiranën. Edi Rama nuk e zë në gojë Italinë Fashiste,dhe kjo duket tek ” bunkarti” i Karlos qe ka vendosur si dëshmor ,kryetarin e partisë fashiste të kohës. Ai nuk e zë në gojë Ahmet Zogun se familjarët e tijë ,janë oborrtarët e djeshëm të Zogut. Se Ahmet Zogut i ka ngritur një pjedestal ,madje më të madh se ai i Enver Hoxhës, pavarsisht se njëri luftoi dhe tjetri iku e tradhëtoi. Edi Rama i hoqi emrin Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe gjysmës së këtij bulevardi i vuri emrin “Bulevardi Zogu i Parë”, të zëvendësosh emrin e madh të Dëshmorëve të Kombit që derdhën gjak me të tradhëtarit Ahmet Zogu, vetëm në Shqipëri ndodh. Ja këtë ti thoshe socialistëve dhe pasardhësve të familjeve partizane në Pallatin e Kongreseve të ndërtuar nga Heronjtë e Punes Socialiste. Këto ti thoshe Edi Ramës kur ju ngjiti në tribunë o partizani i nderuar LANÇ Ziqiri Merja.

Ju vërtetë harruat ! Si nuk i thatë një fjalë o luftëtari me Yllin e Kuq Partizan për kryeballistin Mithat Frashëri ? Të nderosh armiqt e kombit ,ata që lyen duart me gjakun e shokëve të tu dhe bijëve të kombit është poshtërsi. Oportunizmi juaj  partizani ynë i dashur Ziqiri Merja mbanë era tradhëti, pasi ju u bashkuat me atë që ngriti në piedestal edhe mbretin tradhëtar dhe Kryeballistin kolaboracionist Mithat Frashëri. Ndërkohë që ju dhe shokët tuaj ranë në luftë me parrullën “Vdekje Fashizmit, Liri Popullit “. Ju gjakun e tyre e bëtë uji dhe shkelët mbi flamurin e kuq sepse u bashkuat për interesa të castit me Edi Ramën që hodhi baltë mbi shokët e tu dhe familjarët tanë që derdhën gjakun për vatanë. E nëse ju i nxitë të dyja faqet, ne nuk do të nxijmë asnjë, por nuk do të reshtim së mbrojturi vlërat e pamohueshme të Luftës Antifashiste dhe  gjakun e dëshmorve . Tradhëtarët le të heshtin për 7 Prillin, ne do ti kujtojmë bres pas brezi heronjtë ,ashtu sikurse nderohen  sot edhe betejat e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.