Si është gjendja e të shtruarve në Infektiv dhe Sanatorium, ministria: Ja sa janë në terapi intensive dhe të intubuar

326
Sigal

Ndërkohë që numri i të prekurve me koronavirus në vend është rritur me 17 raste, duke e çuar në 400 numrin e të prekurve në total, dalin detaje nga gjendja e pacientëve të shtruar në dy spitalet Covid.

Drejtoresha e ISHP-se, Albana Fico, njoftoi sot se në të dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë.

“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. Nga këta 5 pacientë janë në terapi intensive, 1 në pavion, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar”- tha ajo.

Ndërkohë që lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit, 23 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 154.