Ku janë intelektualët e Shqipërisë dhe Kadare?!

636
Sigal

Nga Skënder Sadri KAPITI

Realiteti edhe sot verteton atë se intelektualët e Shqipërisë nuk kanë luajtur rolin që duhet, dhe nuk kanë qenë në pozicionin  e as në vëndin e duhur që atyre ua jep autoriteti dhe prestigji intelektual.  Ju intelektualët në Shqipëri nuk e përdorni as forcën, as mençurine dhe as autoritetin tuaj për ta shëmbur reputacionin, arrogancën dhe as  autoritetin dështak të pushtetit dhe të politikës së keqe, por duke qëndruar indiferent ju e mbështesni atë. Pra, ju duke qëndruar nën hijen e frikës dhe të kapitullimit e nënshtrimit para interesit të ulët tuajin personal, ju po bëni një gabim të rëndë intelektual e kombëtar në shërbim të kësaj gjëndjeje mjerane ku ndodhet sot Shqipëria.  Duke qenë të tillë shumica dërrmuese, pothuajse e gjithë elita intelektuale në Shqipëri me përjashtim  të një pakice prej  saj, ju: me egoizmin, servilzmin  dhe ligësinë tuaj së bashku me mediat  mercenare jeni bërë palë dhe jeni  në ortakëri me pushtetin e keq, me korrrupsionin e me tradhtinë; jeni edhe  vegël e mjet edhe  për izolimin,  persekutimin dhe dëbimin e intelektualëve dhe të inteligjencës së vertetë profesioniste, patriotike e kombëtare nga Shqipëria, sepse ju bashkë me injorantët e pushtetit të korrupsionit, krimit, tradhëtisë  dhe hajnisë nuk lini vënd askund për ta. Intelektualët dhe intelektualizmi në Shqipëri ka një peshë si faj të madh mbi supe për atë rol parësor që kane luajtur në jetëgjatësinë e diktaturës komuniste, duke i shërbyer asaj, duke i dhënë oksigjen dhe frymarrje intelektuale  diktaturës, politikës, ideologjisë, ateizmit, kolektivizimit  dhe luftës së klasave të saj. Edhe pas rënies së komunizmit intelektualët  kanë përgjegjësinë e madhe që nuk dalin as sot , pra edhe sot pas diktaturës ata nuk dalin  në ballë të nevojës dhe domosdoshmërisë që ka Shqipëria për  ndryshimin, emancipimin demokratik, ligjor, integrimin,  dhe kundër paudhësive e tradhtive  të politikës, kundër krimit e korrupsionit në Shqipëri. Ata nuk dolën as në mbështetje të VETTING-ut. Dikur, para ca vitesh Ju intelektualë bëtë një peticion kundër E.Ramës dhe kundër opizitës së atëhershme se ata  po pengonin integrimin, ndërsa ka 6 vite që kur Rama është në pushtet ju nuk guxoni as të bëni peticion e jo më që të protestoni knndër pushtetit të tij që është shkaktari kryesor që Shqipërisë nuk i hapen Negociatat e Antarësimit në BE, dhe kur sot Shqipëria nga keqqeverisja e tij dhe e të ashtuquajturës  Rilindje e tij e kanë çuar Shqipërinë në një krizë shtetërore. Ku jeni ju zëri intelektual në Shqipëri dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë me në krye fosilen e komunizmit, Skënder Gjinushin, që nuk e ngrini zërin dhe pse nuk i kërkoni kryeministrit të Shqipërisë që të tërhiqet nga marrëveshja antikombëtare e minishengenit neojugosllav që e vë Shqipërinë nën vasalitetin e Serbisë dhe e izolon Kosovën.Pra edhe  sot, ju aktualisht heshtni dhe nuk reagoni kundër  rastit antikombëtar të kryeministrit të Shqipërisë në sjelljen dhe veprimin arrogant të tij kundër shtetit të Kosovës dhe kundër interesave kombëtare shqiptare për marrëveshjen e minishengenit. Heshtja e juaj është kapitullim dhe miratim i saj.Është mjerim intelektual indiferenca e intelektualëve  në kohët kur kombi dhe shteti kanë nevojë për mendimin e tyre. Është mjerim kur intelektualizmi frikësohet dhe nuk guxon të shprehet në kohën e duhur kur ka nevojë kombi për të. Është mjerim kur  intelektualizmi  bie pre e interesit personal dhe i serviloset duke i shërbyer pushtetit të keq dhe tradhëtisë së tij. Me indiferentizmin dhe me pritjen për të parë si po përfundojnë situatat, dhe me servilizmin e finesën hipokrite: intelektualët frikacakë e servilë në Shqipëri,  me këto maskojnë edhe mashtrimin dhe egoizmin tinëzar të tyre.  Intelektualët të cilët mundohen të paraqiten si europianoperendimor, demokratë , kompetentë  e patriotë janë vetëm mjeranë e dështakë të mëdhenj përderisa dhe nëse ata përdorin servilizmin, nëse  e pranojnë pushtërimin dhe i bëjnë puthadorjen çdo pushteti sa për të mbijetuar, por që më vonë kur rrethanat ndryshojnë papritmas këta intelektualë hipokritë e të paturp duan të dalin e të bëjnë punën e këshilltarit, të diturit, shpëtimtarit   dhe  moderacionin, por që kur duhej dhe kur  kombi ka nevojë për kompetencën  e tyre ata fshihen e nuk duken sepse janë frikacakë që nuk guxojnë për të kontribuar, por presin për të përfituar prej  mundit, vuajtjeve dhe prej sakrifivcave të të tjerëve dhe të popullit të tyre

Ku është Ismail Kadare?!

Ku janë politika, “patriotët”, studentët, shoqëria civile, intelektualët, akademikët dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë që heshtin për minishengenin ballkanik?!

Ku është   Ismail Kadare , i cili nuk doli fare në skenë as siperfaqësisht për ta kundërshtuar minishengenin? Kur pritet të dalë e të duket letrari Kadare si patriot e antiminishengenist i madh, apo ashtu si priti për të dalë si europian, antikomunist e demokrat kur po binte komunizmi, tani po pret kur  të largohet Edi Rama si kryeministër dhe kur te shprehet Europa kunder minishengenit  dhe pastaj ai do te dale per  ta  kritikuar  fort  idenë e ndarjes së Kosovës dhe minishengenin ?!  Ky konjuktural që dikur ishte letraro-komunist, antiRugovë, dhe kur ndryshuan rrethanat u “pishmanua” për to. Ky që ndërron fe dhe urren muslimanizmin  për të marrë një çmim Nobel si antishqiptarët Handke e Andriq, por që është ateist.  Ky intelektual hesht kur ia do interesi pasi është konjuktural që i bën fresk çdo pushteti; ky ishkomunist e antieuropian ,ky kryeletrar i realizmit socialist te ideologjisë kriminale komuniste që na u konvertua në humanist,  eurointegralist, demokrat e nacionalist  ashtu dhe kur ia deshi  atij po interesi.