Xhevat Mustafa: Amani, Rama dhe Manastirliu, mos shkoni më tek Infektvi e gjetiu! 

309
Sigal

Qysh nga fillimi i Covid 19, ka muaj që në emisionet e lajmeve jo vetëm të RTSH-së, por edhe në televizonet “e pavarura nga opozita”, transmetohen kronika të zgjeruara nga ”vizitat historike” të kryeministrit Edi Rama, shoqëruar përherë nga ministrja e shendetsisë, Ogerta Manastirliu. Dje, më 1 janar 2021 ishin në maternitetin “Koço Gliozheni”…për të takuar bebet e para të vitit 2021.Si zakonisht e “spontanisht” kishin dalë për t’i pritur jo pak nga personeli…Po dje, kanë lindur edhe më shumë bebe në Itali, Gjermani, Francë, Britaninë e Madhe…Por, nga televizionet shtetërore të këtyre vendeve, “çuditërisht”, nuk u panë në kronika Conte, Macron, Merkel, Xhonson…, për t’i përshendetur “bebet e tyre”. Më 25 dhjetor 2020, kryeministri dhe ministrja, shoqëruar nga një tufë kameramanësh,shkuan tek infektivi për t’u dhuruar lule dhe disa pako simbolike personelit…!!!??? U duhej kjo ceremoni për biznes propagandistik dhe paraelektoral…Por, organizatorëve të këtyre farsave “mund t’u kujtonim” se për të shmangur farsën e rradhës, tufa me lule mund t’i dorëzohej personelit edhe pa ceremoni relativisht masive, edhe nëpërmjet ministres; edhe me postë; edhe nëpërmjet shefit të kabinetit kryeministror…Por, JO! Duhet të shikojnë dhe binden shqiptarët se kanë ZOTIN në qiell dhe Edi Ramën në tokë, si dikur, për 40 vjet Enverin! Së fundi, nëse Edi Rama dhe qeveria e tij i vlerëson dhe do kaq shumë mjekët dhe infermierët e spitaleve të infektivit le ta zgjidhte mirë qesen dhe t’ u fuste në zarfe një pagë të plotë shpërblim, domethënë pagën e 13- të! Duke “ua harruar” ato që marrin një pjesë e tyre fshehtas nën dorë apo në xhepa, përsëri: E meritonin një pagë të plotë shpërblim! Se janë prej 10 muajsh mes vdekjes dhe duke luftuar dhe rrezikuar me atë! Shkurt e shqip troç: është bërë praktikë apo rilindje e traditës enveriane, që për t’i pritur me “dashuri dhe entuziazëm të papërshkruar” “drejtuesit e lartë të partisë dhe të qeverisë” të dalin apo vihen në rradhë, si fëmijët nëpër kopshte e shkolla, një pjesë e konsiderueshme nga personeli i spitaleve infektive…Mund të pranohet të jenë sa më shumë nga stafi drejtues, por duket jo normale, jo e pranueshme, qesharake, abuzuese, manipuluese…vënia në rradhë në të dy anët e plot punonjësve të shërbimit, mjekë e sanitarë…Merret lehtë me mend nënteksti që del nga këto ceremoni “spontane”. Ministrja e siguron SHEFIN se e ka gjendjen në Ministri e në spitale plotësisht në duar apo xhepa, jo vetëm në kohën e pandemisë, por edhe kur të vijnë zgjedhjet e 25 prillit….Se i nxjerr për atë vartësit e saj me tufa, duke e pritur edhe 10,15,20,30…minuta në ditë me diell e me shi, të ngrohta e të ftohta, duke shtyrë për pas largimit të tij kujdesin ndaj pacientëve, edhe atyre në gjendje të rëndë; një shërbim urgjent, pirjen e kafesë, ngrënien e drekës, një nevojë personale në wc…