Policia tregon shkakun e shpërthimit të zjarrit në pikën e karburantit në Kombinat: Paraprakisht, dyshohet për…

377
Sigal

Shkaku i shpërthimit në një pikë karburanti në zonën e Kombinatit në Tiranë është bërë një bombol gazi.

Policia e Tiranës dha detaje për ngjarjen që shkaktoi flakët e shumta. Policia thotë se ngjarja dyshohet të jetë aksidentale e ndodhur nga një defekt teknik në sistemin e gazit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:46 në rrugën “Llazi Miho”, në një karburant, ka shpërthyer dhe ka marrë flakë një bombol gazi që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve ku si pasojë ka veç dëme materiale.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, forca të shumta policie dhe disa zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, ku Zjarrfikëset po bëjnë të mundur fikjen e plotë të zjarrit duke shmangur plotësisht rrezikun e përfshirjes së mëtejshëm të tij.

Policia mori masa duke vendosur perimetrin e sigurisë e largimin e të gjithë qytetarëve nga perimetri i sigurisë, si dhe bllokimin e aksit rrugor duke i menaxhuar e drejtuar për në akse të tjera lëvizjeje.

Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndodhur nga një defekt teknik në sistemin e gazit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes për hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.