Kishte fshehur drogë në një fuçi pranë banesës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër (Foto)

481
Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi i është gjetur lëndë narkotike në banesë. Në pranga ka rënë Kejvi Loloçi, 23 vjeç, banues në lagjen “Dunavat i Parë”, pasi gjatë kontrollit në ambientet jashtë banesës, në një fuçi, iu gjet 5 kilogram lëndë narkotike kanabis.
Njoftimi i policisë: 
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Kejvi Loloçi, 23 vjeç, banues në lagjen “Dunavat i Parë”, Gjirokastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi :

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në ambientet jashtë banesës, në një fuçi, iu gjet 5 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.


Sigal