Kastriot Islami: Rritja e infektimeve rreth 60 herë më e lartë se në fillim të pandemisë

75

 Vetëm në 10 nëntor 2020 janë shënuar 836 të infektuar nga COVID-19… Ndërkohë që në periudhën 9 mars 2020 deri në 7 maj 2020, pra në mbi 60 ditë, ka pasur gjthsej 842 të infektuar…  Kjo do të thotë ndryshe që në nëntor shifra e infektimeve është rritur me mbi 60 herë krahasuar me periudhën fillestare të pandemisë kur vëndi u fut në karantinë strikte!

Kjo gjëndje është kryesisht për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së Qeverisë… gjë që është “vulosur” edhe në studimin analitik të Forbes ku Shqipëria klasifikohet e fundit në Europë përsa i përket “menaxhimit qeveritar të pandemisë COVID”…Ndërkohë që qeveria vazhdon të gënjejë e mashtrojë, e madje të mburret se është më e suksesshmja në botë, Europë e rajon përsa i përket menaxhimnit të pandemisë…

Kjo gjëndje katastrofike, e infektimeve dhe vdekjeve, pasqyrohet përmes shifrave “zyrtare” të cilat kohët e fundit janë kritikuar fuqimisht nga opozita si të manipuluara, ose më saktë të zvogluara…Pra gjëndja reale duket të jetë edhe shumë më e rëndë…

Kjo shifër e lartë e infektimeve po con në kolapsimin e sistemit shëndetsor duke rritur në mënyrë të frikshme edhe shifrën e vdekjeve… dhe duke shkaktuar frikë e panik tek qytetarët që tashmë e kanë të qartë paaftësinë e qeverisë për të menaxhuar këtë krizë pavarësisht harakirit të saj për të paraqitur të kundërtën duke gënjyer e mashtruar…

Ndërkohë qeveria vazhdon të mendojë vetëm sesi të forcojë pushtetin… e manipulojë zgjedhjet e ardhshme..

Ndonëse mburrjet qeveritare janë qesharake përsa i përket rritjes së testimeve, Shqipëria me rreth 6 testime për 100 banorë qëndron e fundit në Europë, ndërkohë që edhe vënde të rajonit e kanë shumë më të lartë: i) Serbia rreth 20, ii) Mali I Zi mbi 20; iii) Maqedonia e Veriut rreth 16, iv) Bosnia rreth 13; v) kurse Greqia mbi 22… ndërkohë që shumë vënde të zhvilluara të Europës kanë arritur deri në testimimin masiv… Qeveria shqiptare e mban tinzisht të ulët numrin e testeve për të mos lejuar publikimin e numrit real të infektimeve që është shumë më i lartë se c’deklarohet…dhe që pengon në njohjen e realitetit e për rrjedhojë shkakton keqmenaxhimin e pandemisë… duke shkaktuar një numër të lartë viktimash… dhe mbingarkesë të spitaleve publike e private deri afër kolapsimit të tyre…