Kastriot Islami: Përse Rama mund të jetë një PERVERS NARCIST?

450
Sigal

 

Shtrohet pyetja: Si mund te dalloni permes 10 pikave nje pervers narcist?

Dhe më tej: Përse Edi Rama mund të jetë një pervers narcist?

***

Para se te shtrohen këto pyetje shtrohet pyetja 1: Cfare eshte perversi narcist?

Perversi narcist eshte nje person qe mendon per veten e tij se eshte teresisht pa vlere… ai e urren shume veten e tij sepse i duket krejt e pavlere… dhe prej kendej i buron nevoja qe ti jape vlere vetes duke cvleresuar te tjeret… dhe kete e ben qe te tjeret ta duan, ta vleresojne, dhe te duket me vlera ne syte e te tjereve…

***

Pyetja e 2 që shtrohet: Perse nje individ eshte pervers narcist? Ka 3 arsye kryesore qe nje individ rezulton pervers narcist…arsye qe vijne nga femijeria…nga edukimi qe i kane dhene prindet…kur ka qene femije…

Shkaku 1: Prindet kane qene neglizhente me te dhe nuk kane treguar kujdesin e vemendjen e duhur ndaj femijes se tyre, pra ata nuk kane degjuar as nevojat e tij, as kerkesat e tij, as friken e tij…pra nuk kane komunikuar me ate sic duhet duke i krijuar pershtypjen se ai eshte pa vlere…… Me vone nje individ i tille do te shnderrohej ne pervers narcist… Pra, nje femije i gjendur ne keto rrethana, kur rritet krijon per veten e tij mendimin se eshte i pavlere derisa prindet nuk i kane kushtuar vemendjen dhe kujdesin e duhur…Dhe nje femije i tille sapo bie ne kontakt me shoket e tij fillon te mendoje sesi te vetevleresohet duke cvleresuar te tjeret…

Shkaku 2: Prindet jane shume kerkues me femijen e tyre…presin me shume prej tij se ceshte ne gjendje te beje…i bejne shume presion qe ai te jete perfekt…ne shkolle, ne sport, ne fushen artistike, dhe sa me shume kalon koha atij i krijohet pershtypja qe ai nuk eshte ne nivelin e duhur… pra ne nivelin qe presin prindet prej tij…ne kete rast, me vetdije apo pa dashje, prindet e cvleresojne femijen e tyre…dhe nje femije i tille per tu ndjere i vleresuar fillon te cvleresoje te tjeret…te poshtroje te tjeret sic ai vete eshte ndjere i poshtruar nga prindet e tij…

Shkaku 3: Nje femije qe ka pasur fatin te kete nje nga prindet pervers narcist…sepse eshte e pamundur qe femija ti kete te dy prindet perverse narciste sepse dy perverse narciste nuk krijojne dot cift mes tyre…sepse kur njeri eshte pervers narcist, bashkeshorti(bashkeshortja) eshte me siguri viktime…Ne kete rast, prindi pervers narcist, nese ka disa femije, zgjedh ate qe eshte me i ndjeshmi dhe i imponon gjithcka ben vete…Kjo skeme ndodh vetem ne 30 perqind te rasteve…

***

Ja 10 “cilesi” qe pas nje analize te holle do te mund te vinit re te nje pervers narcist…:

Pika e pare qe bie ne sy nga te gjithe eshte se ai eshte i afte te te beje per vete…pra eshte terheqes i madh…sidomos ne nje cift… bashkeshortja e tij sapo e njeh i tregon te tjereve se ai eshte i miri qe ka njohur ne jeten e saj…duke deklaruar se ai eshte xhentil i madh, eshte i mrekullueshem… ai i krijon idene se e degjon per gjithcka por ne te vertete nuk e degjon fare ate qe mashtron…ben sikur e degjoj duke grumbulluar informacione per ti perdorur me vone kunder individit qe ka perballe…

Pika e dyte, me kalimin e kohes personi i afert arrin ne perfundimin se perversi narcist eshte me dy faqe…me konkretisht, ai brenda shtepise eshte grindavec, ofendues, i bezdishshem… kurse jasht shtepise ai shfaqet simpatik, i kendshem, terheqes…

Pika e trete, tipike per nje pervers narcist, eshte dhuna, verbale, psikologjike dhe deri fizike…fillon duke ofenduar, poshteruar, me tej ushtron dhune psikologjike…per te cvleresuar personin perballe, vecanerisht bashkeshorten…ne fund mund te arrije deri ne dhune fizike…

PIka e katert, perversi narcist e izolon “viktimen” e tij per ta vene me mire nen kontroll apo me sakte per te pasur me shume mundesi per ta cvleresuar…kete gje ai e arrin duke i keputur te gjithe lidhjet me prindet, me shoket, miqte duke ja share dhe trajtuar ata si armiqsore…e te padesherueshem…permes mashtrimeve…

Pika e peste, per nje pervers narcist paraja eshte shume e rendesishme, ai fillon duke ju a marre ato, duke i konsumuar pa hesap…duke sajuar projekte fallso, duke ju kerkuar borxhe qe nuk jua kthen kurre… me konktetisht ja merr “viktimes” te gjithe parate per tja keputur te gjithe lidhjet…

Pika e gjashte, perversi narcist nuk e can koken fare se cfare ju ndodh…nese jeni semure, nese ke ndonje hall, ai ben sikur nuk ekziston…ai nuk ka as simpati as ngrohtesi, as butesi per dhimbjet e tjetrit…dhe ne te kunderten nese ju vuani, sidomos per shkakun e tij, ai ndjehet i lumtur dhe ne kulmin e gezimit…thene ndryshe ai vetevleresohet mbi vuajtjen dhe dhimbjen e tjetrit…

Pika e shtate, perversi narcist here pa here aplikon “muajin e mjaltit”… kur shikon se bashkeshortja apo personi përballë nuk duron dot me sjelljet e tij dhe ndjehet se eshte ezauruar, ai fillon “muajin e mjaltit” duke u sjelle krejtesisht ndryshe sikur te ishte nje person tjeter… gjithcka e realizon permes mashtrimeve duke tentuar tju mbushe mendjen se ka bere gabime me pare dhe gjithcka negative qe ka bere ne te shkuaren ka ndodhur se ka qene i lodhur…apo me shume halle e probleme…thene me shkurt… ai ben lojen e dushit skocez, here i nxehte, here i ftohte…duke ju mbajtur te lidhur si viktime…

Pika e tete, nje nga pikat me te forta te nje perversi narcist eshte se ai genjeshtar i persosur…eshte nja aktor I persosur…nje kloun apo komedian shume i mire; ai di shume mire te genjeje qe te tjeret ta admirojne, ta respektojne, ta adhurojne, madje shkon shume larg ne disa raste; kur ju jeni te suksesshem ai permes genjeshtrave e pervetson suksesin tuaj..ai shpesh manipulon mashtrimet duke u perpjekur tju mbushe mendjen se ju e keni gabim dhe ai ka gjithnje te drejte….

Pika e nente, kur eshte ne veshtiresi perversi narcist di shume mire dhe ne menyre te suksesshme te hiqet si viktime, si fatkeq, qarraman, lepires…thene ndryshe eshte ne gjendje te transformoje realitetin ne favorin e tij…edhe ne kete rast kerkon te vetevleresohet permes viktimizimit te tij duke menduar se te tjeret nuk e kuptojne shume mire kete loje te tij… ky quhet viktimizim pervers…

Pika e dhjete, perversi narcist eshte paranojak… pra eshte mosbesues ndaj viktimes se tij…dhe per kete sajon nje rrjet “spinunesh” qe i tregojne se cfare ben viktima e tij dhe keto i perdor perseri kunder viktimes se tij…

***

Dhjete pikat tregojne se perversi narcist funksionon si VAMPIR…qe ushqehet me energjine e viktimes se tij…qe ushqen gezimin e tij me energjine e viktimes se tij…Ne pergjithsi viktima e nje perversi narcist semuret rende…viktimta e tij ose bejne aksidente ose semuren rende nga mendja…

***

Perversi narcist nuk ndryshon kurre…ai ndryshon viktimen por vete nuk ndryshon asnje nga sjelljet e tij…

 

https:/www.youtube.com/watch?v=Rqkbo6sNG6c&fbclid=IëAR2rZWAefvv0oduIph8watZsQtP56Ens5CDlS9KBLg3a3ërzuJYWdzzWU