Nënë e bijë u vetëflijuan, Presidenti Meta: Jam i shokuar, fajtorët të dalin para përgjegjësisë

326
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë për ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik, ku nënë e bijë u vetëflijuan pasi tentonin ringjalljen.

Në një konferencë për shtyp kreu i shtetit iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse ka kërkuar hetim për ngjarjen në pozitat e kreut të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Presidenti u shpreh se ka mbetur i shokuar nga kjo ngjarje, ndërsa shtoi se ka kërkuar që të dalin para përgjegjësisë të gjithë fajtorët.

“Padyshim që jam i shokuar nga lajmi që ka tronditur opinionin publik dhe kam kërkuar që të dalin para përgjegjësisë të gjithë fajtorët që kanë lidhje me këtë ngjarje të rëndë dhe faktin që çuan në vetëflijimin e tyre”, u shpreh Meta.