Momenti kur autorët i vënë flakën makinës se shefit të Paraburgimit në Vlorë

266
Sigal

Dalin pamjet nga momenti kur makinës së shefit të policisë të Paraburgimit në Vlorë, Feim Alisinani, i është vënë flaka.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara, autorët të maskuar afrohen së bashku tek makina. Njëri prej tyre shkon para dhe pasi skanon zonën, thyen xhamin e mjetit dhe pret që të vijë shoku i tij.

Të dy më pas hedhin lëndën djegëse në makinë dhe pasi kanë ndezur me sukses zjarrin largohen me vrap nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjajren por nuk dihet nëse ka rënë në gjurmët e autorëve.