I vdekuri nuk ngjallet të dëshmojë

285
Sigal

Nga Rexhep Shahu

Nje histori e dhimbshme. Dy motrave qe ditet e fundit u vdiq babai shfaqen revolte te forte ndaj sherbimit mjeksor per mosvemendje e mosperkushtim, nisur nga sa u rrefeu babai i tyre qe nuk jeton me. Ndaj dy motrave qe u vdiq babai dhe shfaqen revolte, policia e shtetit ka kerkuar procedim penal se ato kane thene ndaj sistemit mjeksor cfare u thoshte i babai i tyre qe nuk jeton me, qe sipas tij ishte lene ne meshire te fatit i braktisur, i paperfillur nga mjeket dhe u kerkon vajzave te tij ta largojne nga aty ku eshte se nuk ka kujdes mjeksor per te se mjeket e braktisen me ore te tera tek dera pa i dhene asnje ndihme. Te thenat e babait qe nuk jeton me, te cilat i artikuluan vajzat e tij bien ne kundershtim me ato fjale qe u thoshte mjekja vajzave te babait te vdekur. Ky eshte thelbi. Dy motrat qe u vdiq babai shperblehen nga policia e Edin Rames me procedim penal. Dikush si Edi Rama dikur per vdekjen e babait shperblehet me post ministri e dikush me procedim penal… Mjeket jane merzite dhe kane padite ne polici motrat qe u vdiq babai. Per mjeket eshte me e rende akuza e zemerimit te motrave te tronditura qe u vdiq babai nga pavemendja e mjekeve, sipas babait te tyre, se sa vdekja e nje njeriu, vdekja e ketij babai. Me padi ndaj pacienteve e familjareve te tyre nuk zgjidhet asgje, as nuk ngjallet i vdekuri e as nuk paqetohet askush nese nuk e ka paqen brenda vetes. Ne gjithe kete histori ne e kemi te veshtire te jemi nje mendje, ta mendoje secili veten ne vendin e dy motrave qe u vdiq babai dhe pastaj te gjykojme… Dy vajzat e te semurit qe nderroi jete tronditen nga ato cfare u thote babai dhe shperthejne ne revolten e tyre te natyrshme dhe u drejtohen njerzve per te mos i prure njerezit e tyre ne spitalet publike. Deshira dhe perkushtimi i personelit mjeksor te spitaleve publike dhe pamundesia e personelit shendetesor per te kryer detyren jane dy ane te kunderta te realitetit tone. Motrat qe u vdiq babai qe sipas tij nuk patur kujdes e vemenddje, sic u ka thene ai vajzave te tij, dhe revolta e tyre e natyrshme nuk shemb shtetin, nuk eshte veprim armiqesor qe policia te procedoje ndaj tyre. Mungesa e tolerances dhe e durimit nga personeli mjeksor dhe rendja e tyre per ti paditur motrat qe u vdiq babai i ngarkon me dyshim mjeket ne mos me teper. Po te ndjeheshin te qete, do te rrinin te qete para zemerimit te motrave qe humben babane, do te mundoheshin ti qetesonin e ngushellonin edhe motrat. Ky eshte reakliteti yne sot, realiteti i mjeksise tone sot, i mjeksise falas. Ka mjeke te shkelqyer, por ka pamundesi sistemi shendetesor tu pergjigjet pacienteve, njerzve ne hall. Mjeket nuk kane pse marrin pergjegjesi mbi vete kur nuk kane mundesi, nuk ka pse behen gardiane te panevojshem te qeverise. Njerzit shohin, dine cdo gje, jemi vend i vogel ne kete bigbrother te madh. Kjo eshte vetem nje nga fatkeqesite e zinxhirit te fatkeqesive ne sistemin e mjeksise falas ne Shqiperi. Ndodhite e pakendeshme e te trishta ne kete ambient nuk kane fuqi te nxisin e revoltojne shoqerine se shoqerise po i vdes me shpejtesi nervi i reagimit kolektiv. Duket se Rilindja ka preke fundin. Thirrja e dy vajzave qe u kish vdekur i jati dhe asnje nuk e kish prekur me dore eshte nje thirrje per te gjithe ne. Kjo sot, neser… mund t’i ndodhe kujtdo… Kur Edi Rames i vdiq babai, ai u shperblye me postin e ministrit te Kultures, edhe pse sic thoshte Nano dikur, e mora me thonj te paprere nga Parisi dhe e bera minister kulture. Kryeministri i thirrur nga Parisi per ta turbulluar me shume keneten e ndotur, per te drejtuar kulturen ne Shqiperi, per te drejtuar mbi nje dekade bashkine e kryeqytetit dhe prej 8 vitesh vendin, tani e ka humbur toruan, e ka humbur moralin e drejtimit, eshte zhyte deri ne hunde ne batak dhe nese e kritikon te kercenon me burg per axhitacion e propagande kunder shtetit, kunder mjeksise se tij falas qe eshte nje nga deshtimet me spaktakulare te Rilindjes socialiste.