Hajro Limaj: Po gjobat nga arbitrazhet?!

47
Sigal

Detyrimet e abritrazheve për Shqipërinë arrijnë në 173 mln euro, kostot e përfaqësimit ligjor me fatura miliona euro. Deri në shtator të këtij viti Shqipëria ka një detyrim prej 173 milion euro ndaj arbitrazheve ndërkombëtare.

Në projektbuxhetin e 2024 jepen të detajuara detyrimet faktike dhe kontigjente nga vendimet e gjykatave të arbitrazhit si dhe kostot ligjore që paguan qeveria për t’u përballur në gjyqe me kompanitë apo individët që kanë ngritur padi ndaj vendit tonë. Nga tabela e të dhënave rezulton se fatura financiare me detyrimin më të lartë është çështja “Hydro dhe të tjerët kundër Shqipërisë” të sipërmarrësit italian Francesco Beçhetti. Detyrimi financiar ndaj këtij vendimi është 108 milionë euro.

Në vend të dytë është fatura e arbitrazhit prej 42,4 mln euro me kompaninë greke “Aktor”, e cila fitoi çështjen për konfliktin për kostot e ndërtimit të autostradës Tiranë-Elbasan. Një faturë prej 12,2 milion eurosh Shqipëria duhet të paguajë për kompaninë “GBC Oil Company LTD”. Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit kanë të bëjnë me zgjidhjen e konflikteve në mosmarrëveshjet dy ose shumëpalëshe, në ngarkim të shtetit shqiptar.

Për këtë arsye Ministria e Financave dhe Ekonomisë i vlerëson efektet financiare që shoqërojnë këto vendime, me risk të konsiderueshëm për buxhetin e shtetit. Ajo që vihet re është se kostot e larta ligjore që paguhen nga buxheti i shtetit për përballjet në abitrazhe, si 1,9 milion euro janë paguar për përballjen me Beçhetin, 1,6 milion euro për konfliktin me “Arka Energy B.V”, rreth 1,2 milion euro për “Durrës Kurum shipping”, 1,9 milion euro për gjyqin me “Phoenix Petroleum Sha”, 1,1 milion euro per “IVICOM Holding”, 1 milion euro për gjyqin me “BPAL” për të vazhduar me fatura të ndryshme konsulence ligjore.