Enver Bytyci: “Sali Berisha nuk sulmohet për atë që bën, por për atë çfarë ai është”!

373
*
Kur atë ditë maji të vitit 2021 sekretari Blinken njoftoi vendimin e tij për non gratën e zotit Berisha, Sokol Balla ishte i pari që shpalli fitoren historike të Edi Ramës ndaj liderit historik të Partisë Demokratike. Madje zëdhënësi de facto i kryeministrit të Shqipërisë e tradhtoi dhe shefin e vet, kur deklaroi se “Sali Berisha i lau duart me historinë”! Rama dhe të tijët besuan se prej këtij momenti historia do rezervohej për njeriun e narko-shtetit shqiptar! Koli si i dërguar i Edi Ramës në rolin e pengmarrësit të ekraneve televizive ishte aq i bindur dhe i entuziasmuar atë natë të 19 majit, sa nuk e besonte kurrë se “Sali Berisha do të rikthehej, madje fuqishëm në skenën politike shqiptare. Ai (ata) fërkonin duart “për fundin e Berishës”!
Por një rrëfim i 30 dhjetorit 2021-shit, saktësisht të orës 2.35 PM të New Yorkut na jep një ndjesi tjetër, të cilën e përjeton entuziasti Sokol Balla në “fitoren” e tij kundër liderit karizmatik, Sali Berisha. Sipas Muhamet Omarit, me të cilin ka komunikuar Adriatik Riza Dosti, para tri-katër ditësh Koli është dëgjuar në 42 Street në Time Square të New Yorkut të shqiptonte këto fjalë:
– …A degjon ti morr burrë…c’nuk po bëjmë për ta shkatërruar Berishën…për ta heq qafe atë plehrën…jemi të vendosur kundra tij…ore a kupton ti…po paguajmë qimet e kokës për ta larguar e zhdukur nga skena fare…do bëjme ca kemi në dorë ne që t’ja nxijmë jetën… dëgjo e beso vllain tat ti…kuptove ?
Kjo ngjarje nuk më befasoi. I kam besuar gjithmonë ndjesisë, sipas së cilës “Sali Berisha nuk sulmohet për atë që bën, por për atë çfarë ai është”! Dhe kjo është arsyeja pse gjithë jetën time në periudhën e pluralizmit politik kam qëndruar krah tij. Sidomos kur ai bën opozitë. Sepse Doktori në opozitë nuk gabon. Gabime bën kur qeveris, edhe pse në optikën time ai është më i miri edhe në qeverisje, nëse përdorim metodën e krahasimit me rezultatet e saj.
Sigal