Akademiku Artan Fuga: Ekonomia në kohë rreziku për kolaps

316
Sigal

Unë nuk e di nëse në këtë vend dëgjon njeri njeriun tjetër!

Gjithsesi ideja nuk është që qeveria të bëjë semaforin duke bërë thjesht një listë me sektorë që lejohen të punojnë dhe e sektorë që ndalohen të punojnë.

Ideja është që ekzekutivi te hedhi parà për të nxitur prodhimin në ushqimet bazë për shqiptarët në rast të një situate të zgjatur krize.

Eshtë koha tani se pastaj vete një kothere bukë sa i gjithë koncesioni pupupu për 1 metë rrugë!

Duhen siguruar ushqimet bazë për një kohë disi të gjatë.

Qeveria të heqi dorë nga budalliqet liberale se gjoja tregu sidomos kur situata është e jashtëzakonshme funksionon vetë! Përndryshe na ke lënë në dorë të fatit dhe të mëshirës të botës!

Do presim anijen Vlora të sjelli misër nga Kina sikurse priste Morreli të hynin në portin e Marsejës anijet që ishin tashmë mbytur në Gjilbraltar dhe ja sillte Edmond Dantesi.

A ka ndonjë ministër bujqësie apo bujqësia dhe blegtoria janë të kohës të Neimit?

Duhen bërë porosi shtetrore duke premtuar me lekë në dorë se shteti do të blente me parà në dorë produkte si :

Bukë në formë biskotash të thata.
Vezë të bëra miell vezësh.
Qumësht pluhur.
Konserva sardelesh.
Fruta të thara.
Diath kackavall.
Mish pastërma.
Petka.

Ti blejë me tonelata nga prodhuesit shqiptarë që të ndezin motorrat në këto drejtime se përndryshe do të vazhdojmë të bëjmë koncensione për bërje botoksi sot kur nuk dimë si do e kemi frymëmarrjen nesër!

A ka më njeri në ministrinë e bujqësisë, të financave, të ekonomisë, të ushqimit, apo të gjithë janë duke parë video në Youtube në shtëpi, video me algjerianë që i rreh policia spanjolle në Angli? Duke shpresuar se do të shërohemi nga virusi duke ndejtur në shtëpi!

A thua se i kemi shtëpitë kisha dhe xhami apo teqe !