Kastriot Çipi: Diktatori Edvin po përjeton këto ditë ëndrrën e tij të lagur: pushtetin absolut…

358
Sigal

Après moi le déluge

Diktatori Edvin po përjeton këto ditë ëndrrën e tij të lagur: pushtetin absolut, në atë nivel që nuk e ka pasur as Enveri. Shqipëria është kthyer sot jo në vitin 1990, por në vitin 1945. Nuk ka gjykata, nuk ka parlament, nuk ka Kushtetutë, nuk ka madje as Qeveri. Ka vetëm Kryeministër, që qeveris me urdhra gojorë, të lëshuar përmes Facebook dhe policë që lëshohen si qen rrugëve, për të vënë në vend vullnetin e Udhëheqësit. Pa asnjë ligj, pa asnjë vendim të Këshillit të Ministrave, të drejtat e qytetarëve po abrogohen një e nga një, nën kërcënimin e gjobave, arrestimeve, mbylljes së biznesit, sekuestrimit të makinave. Sot u paralajmërua edhe përdorimi i gazit kundër qytetarëve që shkelin shtetrrethimin, ndërkohë që policia nuk përgjigjet as në numrat e telefonit dhe as në adresën email që ka ofruar për komunikim me publikun.

Diktatori Edvin ka ndërmarrë masat më drastike kundër popullit të vet. Shqipëria është i vetmi vend në Europë në shtetrrethim. As në Itali, madje as në rajonet më të prekura nga epidemia (Lombardia, Veneto dhe Emilia Romanja) nuk ndalohen qytetarët të dalin nga banesat e tyre. Çdo qytetar ka të drejtë të nënshkruajë në autodeklaratë, të cilën e regjistron në polici, përmes së cilës lejohet të udhëtojë me makinën e tij, për arsye pune, për arsye shëndetësore dhe për situata nevoje, që duhen sqaruar rast pas rasti. Çdo qytetar ka të drejtë të dalë në rrugë dhe të vrapojë, mjafton që ta bëjë individualisht dhe duke ruajtur largësinë 1 m nga personat që e rrethojnë, madje ka të drejtë të shetisë edhe qenin, në rreze deri 200 m nga banesa e tij. Deri para dy ditësh, në të gjithë Italinë funksiononin madje edhe trenat e natës, nga Veriu në Jug.

Diktatori Edvin refuzon të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, sepse shpallja e saj do të detyronte Qeverinë të merrte përsipër dëmin ekonomik të secilit, që preket nga masat e jashtëzakonshme dhe do t’ia kalonte kompetencat Presidentit. Ndërkohë, në shkelje flagrante të Kushtetutës, ushtria ka dalë në rrugë.

Sot diktatori Edvin bëri një lapsus të rëndë frojdian. Mendoi me zë. Na dekonspiroi pa dashje se çfarë mendimesh makabre vërtiten brenda kafkës së tij në formë bunkeri. Ai postoi një video të manipuluar, me sekuenca të shkëputura nga protesta anti-qeveritare të Algjeri, të shtypura brutalisht nga policia, duke i paraqitur ato si reagime të drejta të policisë spanjolle sot, kundër atyre që kishin thyer shtetrrethimin, që në fakt nuk ekziston në Spanjë. Diktatori Edvin po provokon shqiptarët, po luan me durimin e tyre, për të provokuar konflikt, mundësisht luftë civile. Brenda trurit të shpartalluar nga skizofrenia, në trupin e gjymtuar nga astma, diktatori Edvin po vuan nga fobia e infektimit nga virusi. Statistikat tregojnë se pacientët me dy patologji (sëmundjet nervore dhe ato të mushkërive janë në listën e katër patologjive më të rrezikshme për të infektuarit nga virusi korona) kercenohen nga vdekja dhe diktatori Edvin me të drejtë është shumë i shqetësuar për jetën e tij. Por ai nuk mjaftohet me vetëkarantinimin në bunkerin e tij në Surrel. Ai do të parapëlqente të vriste të gjithë shqiptarët, se sa t’i prishej gjumi nga makthi se ndonjëri prej tyre, do të mund ta infektonte pa dashje.

Diktatori Edvin nuk ka ndërmend ta shpallë zyrtarisht gjendjen e jashtëzakonshme, por as nuk ka ndërmend të heqë gjendjen e jashtëzakonshme që ka vendosur jozyrtarisht. Ai e di mirë se ditën e parë që vendi rikthehet në normalitet, atë e pret gjyqi, për shkeljet e Kushtetutës dhe ligjit që ka bërë këtë muaj, pa llogaritur qindra procese që mund t’i hapen për korrupsionin endemik që mbolli në shtatë vitet e qeverisjes së tij. Ai e di se nuk ka asnjë shans matematik t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme, as me paratë e mafias, as me drejtësinë e kapur. Ai vetëm shpreson se konflikti civil në këtë situatë, mund t’i shërbejë si alibi, për t’u larguar nga vendi si udhëheqësi që nuk e kuptoi dhe nuk e meritoi populli i vet, duke shpresuar se do ta lenë të zgjedhë një ishull në Karaibe, ku mund të luftojë ankthin e vdekjes, me miliardat e vjedhura.