COVID 19, kufizohet lëvizja e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut

277
Sigal

Maqedonia e Veriut duke filluar nga dita e diel ka vendosur që të përdorë orën policore për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Lëvizja e qytetarëve do të kufizohet për harkun kohorë nga ora 21 deri në orën 6 të mëngjesit. Ky vendim u soll në mbledhjen e sotme të Qeverisë, në kuadër të masave më shtrënguese ndaj lëvizjes së qytetarëve.

Kryeministër i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski përmes një konference për mediat ka bërë me dije se këto masa drastike i ka marrë në kuadër të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

“Informoj se qeveria e solli vendim edhe për një masë që për herë të parë zbatohet në historinë e vendit në gjithë territorin. Sollëm vendim për masa më radikale me qëllim të mbrojmë shëndetin e qytetarëve nga virusit. Prej nesër fillon ora policore, nga data.22 mars ndalohet lëvizja e qytetarëve nga ora 21 deri në orën 6 për çdo ditë. S`ka kompromis. Masat duhet ti zbatojmë të gjithë”, tha Spasovski.

Nga kjo masë përjashtohen punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Armata, Zjarrfikësit, persona të punësuar në “ Higjiena Komunale”. kategori e qytetarëve konkretisht