Masa të marra në kohë dhe testime në masë, si po e mban nën kontroll Rusia koronavirusin

361
Sigal

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar këtë javë se vendi i tij ia ka arritur që ta ndalojë përhapjen në masë të koronavirusit. Sipas liderit rus, situata është “nën kontroll falë masave agresive që janë marrë për t’i mbajtur njerëzit larg sëmundjes.” Por, a e ka vërtet Rusia në kontroll koronavirusin?

Sipas informacionit të publikuar nga zyrtarët rusë, strategjia e përdorur nga Putin duket se ka funksionuar.

Numri i rasteve të konfirmuara në Rusi, për çudi mbetet i relativisht i ulët, edhe pse vendi ndan një vijë të gjatë kufitare me Kinën dhe e ka regjistruar rastin e parë në janar.

Numrat vazhdojnë të rriten, por Rusia, vendi me 146 milionë banorë, ka më pak raste të konfirmuara se Luksesmburgu, me vetëm 306 të infektuar. Luksemburgu, për kontrast ka një popullsi prej 628,000 banorësh dhe të shtunën raportoi 670 raste me koronavirus dhe 8 vdekje, shkruan CNN.

Masat e marra në kohë në Rusi, si mbyllja e kufirit me Kinën që më 30 janar, dhe ngritja e zonave të karantinimit, mund të ketë ndihmuar në “përmbajtjen” ose kontrollimin e epidemisë në vend. Të paktën kështu shprehen ekspertët.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së bëri thirrje për testime, testime dhe testime, dhe përfaqësuesja e organizatës në Rusi, Dr. Melita Vujnovic tha se “ Rusia ka nisur të bëjë pikërisht atë që kërkon OBSH që në fund të janarit.”