Edmond Panariti:”Ekomafia” që helmon dhe të vret ngadalë e ngadalë!

365
Sigal

Kapja e nje sasie te madhe mbetjesh te rrezikshme të cilat po trafikoheshin nga Italia në Shqipëri, deshmon se rrezikojmë vërtetë të kthehemi ne “kazan”.

Disa pyetje dhe pikëpyetje?!

Cfare jane keto mbetje? (vertetim me analiza)
Nga vijne? (Origjina, prodhuesi, transportuesi, porositesi).
Ku shkojnë?
Si u zbuluan?
Ishte denoncim nga pala italiane apo monitorim i yni?
Eshte aktivitet i licensuar apo klandestin?
Sa kohe, ka qe ushtrohet ky aktivitet pas miratimit te ligjit te importit te mbetjeve?
Cilat janë dhe ku ndodhen pikat e nxehta te depozitimit te tyre?
Jane keto pika landfille (vend depozitimi nentoke) ?
Apo mbetjet perfundojne dhe digjen në menyre te kunderligjeshme ne “incineratore”?
Apo me keq akoma, a digjen ato valle ne vende të hapura duke e perhapur helmin ne ajer?
Sa larg/afer qendrave te banuara destinoheshin që te depozitoheshin/perpunoheshin ato?
Si/sa, eshte shkalla e ndotjes se mjedisit, ujit, ushqimeve pranë ketyre pikave “te nxehta”?
Si/sa, eshte shkalla e semundshmerise se popullates afer pikave të nxehta te depozitim, perpunimit te tyre krahasimisht me mesataren e vendit? (pritet nje studim i thelluar epidemiologjik)
Keto pyetje presin pergjigje nga organet e hetimit, shoqeria civile, gazetaria investigative, shkenca/shkencetaret etj.
Nese nuk do te katandiseshim me gjysem “parlament”, atehere komisioni parlamentar i veprimtarive prodhuese dhe mjedisit, duhet te fillonte hetim të perbashket parlamentar pozite opozite per kete skandal..!
Reaguam, protestuam dhe e ndaluam perfundimisht dezaktivimin brenda vendit të mbetjeve siriane te armeve kimike!
Madje edhe perpos garancive te NATO-s per parrezikshmeri të procesit!
Dhe beme mirë! Ata na mirekuptuan!
Por Sirine, tashme mund ta kemi brenda! Kesaj here duke udhetuar me bilete trageti!