Duket se Edi Rama po ngre ‘strofullën’ anti-Soros?!

286
 Kastriot Islami
Sigal

1. Rama ka një hall shumë të madh, që duket se po e mundon në ekstrem. Duket se ky hall i madh lidhet kryesisht me sjelljen e “bosit” që e ka mbështetur deri tani për të ardhur në pushtet dhe që i ka shtruar rrugën për të qëndruar 3 mandate, por që tani duket se po e “detyron” t’i hapë rrugë trashëgimtarit. Në korridoret e politikës qarkullon “lajmi” se Ramën s’e mbështet më “bosi” i madh, sepse mendon që ai është konsumuar dhe duhet ta mbyllë “misionin” e tij duke u vendosur në presidencë për të pasur mbrojtje nga ndëshkimi dhe sekuestrimi i pasurive të paligjshme, por mbi të gjitha për t’i hapur rrugën trashëgimtarit që ka kohë që përgatitet për këtë kalim duke vlerësuar se ky është momenti ideal kur mund të bëhet kjo ‘rokadë’.

2. Rama e kundërshton tani këtë opsion, që më parë e kishte kërkuar vetë, më shumë nga frika se trashëgimtari mund të aplikojë “atëvrasjen” dhe prandaj duket se gjykon që mund të qëndrojë edhe për 1-2 mandate në pozicionet që zotëron sepse sipas “opsionit rokadë” të dy postet që mban ai aktualisht, pas raundit të 5-të të zgjedhjes së presidentit, do t’i duhet t’i kalojnë trashëgimtarit.

3. Kjo skemë duket se është mbyllur përfundimisht nga “bosi” dhe me shumë gjasa s’ka më asnjë hapësirë për diskutime. Ai që ka projektuar dhe “urdhëruar” këtë opsion edhe me kërkesë të vetë Ramës për “garanci nga skifterët opozitarë” tani duket se s’pranon më asnjë kthim mbrapsht sepse për të arritur deri këtu iu është dashur shumë “energji e konsumuar” dhe shumë “imazh i dëmtuar”.

4. Rama ka ndryshuar mendim nga frika se trashëgimtari mund të aplikojë “atëvrasjen” përmes mekanizmave (pushtetit dhe gjyqësorit) që sot kontrollohen prej tij, por nesër do të mund të kontrollohen nga trashëgimtari… Rama, për t’i shpëtuar këtij “ndëshkimi/atëvrasjeje” dhe për të marrë garanci të reja, duket se ka vendosur në lojë shuma të majme, por edhe duket se po provokon me “kërcënime” të paarsyeshme që jo vetëm s’besohen, por ndërkohë janë marrë të gjitha masat që ky “dron prej kartoni” të digjet në ajër pa mundur të përfundojë në lindje siç po programon ai.

5. Konferenca e djeshme për shtyp, ku pranë tij Rama kishte një lolo që po e imiton deri te mjekra, ishte përsëri pasqyrim i qartë dhe i plotë i “hallit të madh” që vazhdon ta mundojë ndonëse fillimisht u përpoq për të qenë i qetë dhe hequr çdo lloj dyshimi për panikun që e ka zënë, por këtë alibi ia hodhi ëe pari në erë gazetari i A2 CNN, por mbi të gjitha shou i tij mediokër. Thelbi i qëndrimit lidhet me faktin se Rama s’ka besim se azilimi në presidencë do t’i siguronte qetësinë e menduar meqë sipas tij trashëgimtari duket i vendosur për “atëvrasje”. Dhe i dominuar nga kjo sindromë, Ramën e lanë nervat gjatë konferencës për shtyp. Tre ishin momentet e çekuilibrimit: i) kur “bullizoi” gazetarin e A2 CNN; ii) kur deklaroi diçka që fle në subkoshiencën e tij për Sorosin, që duket tanimë e shikon si “strumbullarin” e të gjithë kësaj turbullire dhe iii) kur përsëri me stilin e batutave/barsoletave dhe gjestet e një kaporali sulmoi ambasadoren Kim, pra DASH.

6. Nga dje duket se Rama po përgatitet për të aplikuar atë që fle në subkoshiencën e tij, pra për të ngritur “strofullën anti-Soros” në PS, gjë që e ka bërë edhe më parë me ish-ambasadorin e SHBA, për t’i treguar se nuk e pranon zgjidhjen e tij për azilim në presidencë. Dhe për ta bërë akoma më kërcënuese skemën e tij, duket se lëshon mesazhe të rrezikshme për kapërcim nga lindja që askush jo vetëm s’e beson, por ndërkohë duket janë marrë të gjithë masat për ta “shpërthyer” në ajër këtë “dron prej lecke”.

7. Edhe me takimet në Hagë apo acarimet me Stambollin veçse e është rënduar situata e autokratit në ikje drejt azilit në presidencë, pavarësisht se ai i paraqet si dyshime për “atëvrasje” nga trashëgimtari, e cila iu ka ndodhur pothuajse gjithnjë autokratëve të këtij “kalibri” kur kanë marrë përsipër detyra apo kanë kryer veprime që kanë zemëruar qytetarët deri në perceptime antiamerikanizmi të kapur nga sondazhe serioze të kryera nga kompani të besueshme në vendet ku ata kanë vepruar…!

8. Rama gjithashtu i frikësohet një skenari të ngjashëm me autokratin gjeorgjian që pasi u “përplas” me “bosin” dhe nuk dëgjoi më “mesazhet” e tij, përfundoi në personazh apartid!