Piu një “grusht” me ilaçe, i dënuari në burgun e Drenovës dërgohet në spital

169
Sigal

Një shtetas nga burgu i Drenovës është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore për shkak se kishte konsumuar një sasi ilaçesh.

Mësohet se pas kurimit në spital, dyshohet se ai ka vjedhur nga dhoma e mjekimit një bisturi, mjet i cili i është kapur gjatë kontrollit nga ana e policisë së burgjeve.

Shtetasi i cili ende nuk bëhet i ditur identiteti, mund të jetë i paraburgosur në IEVP Drenovë ose i burgosur i sigurisë së zakonshme, fakt i cili pritet të mësohet në vijim.