KLGJ pranon kërkesën e ILD, masë disiplinore ndaj gjyqtarit Hektor Sinanaj

261
Sigal

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani për masën disiplinore ndaj gjyqtarit të Vlorës Hektor Sinani.

Ndaj Sinanit, kryetarja e KLGJ ka vendosur pranimin e pjesshëm të kërkesës së Metanit duke caktuar vërejtje publike ndaj Sinanit.

Nga ana tjetër Metani ka nënvizuar se i qëndronte propozimit të plotë të tij për caktimin e masës “ulje page në masën 40% për një vit” ndaj Sinanit.

Në hetimin e ILD, është arritur në përfundimin se Sinani ka zvarritur zbardhjen e vendimeve dhe ka shkelur etikën duke komunikuar me palët.