Vuani nga pagjumësia, si të flini në 2 minuta

878
Sigal

Shumë njerëz vuajnë nga pagjumësia dhe përpiqen të gjejnë një zgjidhje për të fjetur të qetë sadopak.

Por sipas ekspertëve zgjidhja për ata që vuajnë me gjumin, mund të marrë fund. Ata mund të veprojnë sikundër marinsat amerikanë që netët i kalojnë në llogore, pra jo në një dyshek të rehatshëm. Dhe sondazhet tregojnë se në 96% të rasteve ka funksionuar.Specialistët kanë zbuluar për mediat se si flenë marinsat amerikanë duke na rrëfyer edhe një manual për të fjetur gjumë.

Mjaftojnë dy minuta dhe nuk ka nevojë as që të numërohet më tej. Gjithçka e ka zanafillën nga një libër “Relax and Win), por që po kthehet në mënyrë të jashtëzakonshme në aktualitet. Fillohet duke qetësuar çdo muskul të fytyrës, përfshirë gjuhën dhe sytë. Pastaj qetësoni shpatullat.

Pra, merrni frymë thellë për të nxjerrë nga kraharori çdo pjesë të stresit që ka mbetur në trupin tuaj. Pjesa fizike sipas mjekëve përfundon këtu.

Pastaj nis ajo psikologjike, e cila kërkon kohë dhe pak fantazi më shumë: ju duhet të mendoni për një liqen të qetë, një qiell blu në një lundër në një det të qetë. Një mekanizëm që mund të shoqërohet edhe me strategji më të konsoliduara si një libër një dush i nxehtë, një kamomil, një album i “Pink Floyd”.

Funksionon, por merrni të paktën një muaj e gjysmë kohë për t’u trajnuar. Ndoshta nuk bëheni gjumashë por do të provoni të flini pak më shumë.