Si të shpëtoni një herë e mirë nga pikat e zeza në hundë, pa i ‘shtrydhur’ me duar!

187
Sigal

Nuk jeni të vetmit që mendoni se metoda më e mirë për të hequr pikat e zeza nga hunda është të përdorni një facoletë të pastër, dy gishta dhe një pasqyrë.

Por, le të themi të vërtetën. Ndonëse heqja e pikave të zeza në këtë mënyrë është çuditërisht një proces që na jep kënaqësi, kjo nuk është mënyra më e mirë. Përdorimi i gishtave mund të çojë në inflamacion, hiperpigmentin dhe shfaqje të tipeve të tjera të akneve.

Atëherë, cila është mënyra më e mirë për t’i pastruar ato poret e bllokuara një herë e përgjithmonë? Disa dermatologë ndajnë këshillat e tyre se si të hiqni qafe pikat e zeza dhe si t’i parandaloni ato.

Fillojmë!

Një nga metodat më të mira për parandalimin e pikave të zeza është thjesht larja e fytyrës në fund të ditës.

“Hiqni të gjitha gjurmët e grimit përpara se të shkoni në shtrat gjatë natës,” thotë dr. Tina S. Alster, dermatologe. “Grimi dhe papastërtitë bllokojnë poret dhe krijojnë pika të zeza”.

Përveç mbajtjes së lëkurës tuaj të pastër, është gjithashtu e rëndësishme ta mbani atë të hidratuar. Dr. Hirsch rekomandon kërkimin e fjalëve “jo-komedogjenike” (non-comedogenic) në të gjitha etiketat e produkteve që përdorni për kujdesin e lëkurës. Këto dy fjalë të vogla nënkuptojnë se po e trajtoni lëkurën tuaj me përbërës që nuk do të shkaktojnë bllokim të poreve.

Dr. Tracey Evans, një tjetër dermatologe, shton se medikamentet që kontrollojnë prodhimin e yndyrës në lëkurën tuaj dhe inkurajojnë qelizat e lëkurës të kthehen [si retinoidet] janë gjithashtu shumë të dobishme në parandalimin e pikave të zeza.

Si të shpëtojmë nga pikat e zeza në shtëpi:

Mënyrat në shtëpi për të trajtuar pikat e zeza përfshijnë përdorimin e përbërësve aktivë që gjenden në produkte të caktuara.

Acidi salicilik: Dr. Hirsch e cilëson acidin salicilik (SA), si një nga të preferuarit e dermatologëve, kur bëhet fjalë për produkte pa recete që ndihmojnë në pikat e zeza. SA është një acid beta-hidroksi (BHA), që depërton nëpër shtresat e thella të lëkurës për të zhbllokuar poret dhe për të kontrolluar prodhimin e sebumit të tepërt. Besohet gjithashtu se ka veti anti-inflamatore për të qetësuar lëkurën.

Retinoidet: Derivati i vitaminës A nxit qarkullimin e qelizave të lëkurës, e cila nga ana tjetër do të zhbllokojë poret dhe do të zvogëlojë prodhimin e yndyrës. Dr. Hirsch thotë se do të minimizojë gjithashtu vëllimin e baktereve që shkaktojnë akne. Kur përdorni retinoidë, është më mirë të filloni ngadalë sepse mund të shkaktojë acarim. Retinoidet mund të gjenden si në produktet me recetë ashtu edhe në ato pa recetë.

Disa trajtime që mund të sugjerojë një dermatolog janë:

– Pastrimet “hidrafacial”: Ky trajtim fytyre mund të “lirojë vërtet sebumin dhe të ndihmojë në pastrimin e pikave të zeza me kalimin e kohës” – pa e tharë lëkurën.

– Peeling kimik: HA dhe BHA të shkallës mjekësore mund të eksfoliojnë lëkurën dhe të pastrojnë poret nga grumbullimi i tepërt. Trajtimi gjithashtu mund të ndihmojë me hiperpigmentimin.

– Një lazer i lehtë: Një trajtim i butë me lazer mund të zvogëlojë poret e mëdha, njollat e errëtad dhe shenjat e akneve.