“Amnistia fiskale, mbështetje për organizatat kriminale”- Berisha akuza të forta Ramës: Do të lahen paratë e pista, goditje e fortë për biznesin e ndershëm

106
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal sot në amnistinë fiskalë, për të cilën kryeministri Rama ka deklaruar se do ta kalojnë dhe nuk kanë nevojë për mbështetjen ndërkombëtare.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se kjo është një mbështetje për krimin e organizuar dhe një goditje e rëndë për biznesin e ndershëm shqiptar.

“Edi Rama u servir shqiptarëve çdo ditë në qëndrimin e vendimeve pr.ligji e ligje, interesa të mafies dhe të klanit të tij personal.

Duke bërë avokatin e këtyre interesave Rama vret çdo ditë shpresën e shqiptarëve, errëson dritën në të ardhmen e tyre. Në kundërshtim flagrant me interesa të çdo qytetari shqiptar dhe për llogari të klanit të tij mafioz dhe të krimit të organizuar shqiptar ai sfidon çdo shqiptar dhe mbarë komunitetin ndërkombëtar me projektin e amnistisë fiskale, ç’ka do të thotë një mbështetje e fuqishme e organizatave kriminale jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mbarë botë. Çfarë do të thotë një proces gjigand dhe i paparë ndonjëherë i larjes së parave të krimit me procedura ligjore nga Shqipëria.

Ç’ka do të thotë fuqizim i madh i organizatave kriminale dhe mafies shqiptare ne rajon Evropë dhe botë. Ç’ka do të thotë, injorim tërësor i çdo forme të lirë konkurrence, një goditje fatale për biznesin e ndershëm shqiptar”, tha Berisha.