Pse disa njerëz urrejnë të festojnë ditëlindjet dhe të tjerë jo

50
Sigal

Ne e dimë që bota është e ndarë në dy grupe: ata që zgjohen herët dhe ata që flenë vonë, ata që duan ëmbëlsirat dhe ata që zgjedhin gjëra të shëndetshme, ata që merren me sport dhe ata që kalojnë gjithë ditën në divan, ata që duan të festojnë ditëlindjen dhe ata që e urrejnë këtë gjë.

Nëse bëni pjesë në grupin e fundit, ne ju shpjegojmë pse e urreni festimin e ditëlindjes!

Arsyet pse disa njerëzve u pëlqen të festojnë ditëlindje, ndërsa të tjerë i urrejnë janë të shumta dhe komplekse: personalitetet e ndryshme, përvojat e jetës, kultura etj.

Për ata që duan të festojnë ditëlindjen, kjo ditë është një rast i veçantë për të forcuar lidhjet shoqërore dhe për të tërhequr dashurinë dhe vëmendjen nga miqtë dhe familja. Festa ofron një mundësi për t’u ndjerë i/e vlerësuar dhe i/e rëndësishëm.

Pse disa njerëz urrejnë të festojnë ditëlindjet dhe

Nga ana tjetër, nëse e urreni të festoni ditëlindjen, kjo mund të jetë sepse ndiheni të mbingarkuar nga vëmendja e padëshiruar dhe presioni shoqëror.

Kjo është e vërtetë për ata individë që preferojnë një jetë më diskrete dhe të qetë, duke e konsideruar festimin e ditëlindjes tepër të zhurmshme. Ideja për të qenë në qendër të vëmendjes mund të jetë sfiduese dhe presioni social i pritjes së dhuratave apo urimeve mund të jetë një burim stresi.

Një arsye tjetër që mund t’i urreni festat e ditëlindjeve është ideja e plakjes.

Pse disa njerëz urrejnë të festojnë ditëlindjet dhe

Për disa njerëz, fryrja e qirinjve në tortë mund të jetë një kujtesë për kalimin e kohës, që ngjall ankthe dhe shqetësime që lidhen me moshën, arritjen e qëllimeve personale, pritshmëritë etj.

Së fundi, disa njerëz thjesht nuk i kushtojnë shumë rëndësi ditëlindjes dhe preferojnë të fokusohen në gjëra të tjera të jetës. Për ta, ditëlindja është thjesht një ditë si çdo ditë tjetër, pa ndonjë rëndësi të veçantë dhe festimi do të ishte i tepërt.