Ja cilat janë shenjat që do të provojnë dashurinë gjatë majit

308
Sigal

DASHI

Ata që janë vetëm, për momentin nuk kërkojnë dashurinë e përjetshme, por dëshirojnë një shoqëri të mirë. Që nga prilli, duhet t’ju ketë ndodhur diçka e re. Kush kërkon konfirmimin e një ndjenje, zyrtarizimin e një historie dashurie, nxitet nga pasiguria, ndaj bëni kujdes të mos gaboni. Nga fillimi i vitit jeni ndjerë paksa të përhumbur, mund të mendoni se të parët që takoni i meritojnë ndjenjat tuaja. Nuk do të mungojnë dashuritë që lindin papritur. Sidomos pas datës 20, do të përballeni me një fazë krejtësisht të re. Do të angazhoheni seriozisht në jetën në çift, në lidhjet e reja, por duhet të tregoni kujdes me financat, sepse i vetmi problem i vërtetë që mund të lindë për çiftet që duhen është ai që ka lidhje me paratë.

DEMI

Nëse keni një njohje të re që mund të vërë në pikëpyetje një lidhje që zgjat prej kohësh, mendohuni mirë. Është e vërtetë që prej kohësh keni nevojë për ndryshime thelbësore, por nuk duhet t’u besoni miklimeve të një pasioni. Marrëdhëniet sentimentale duhen mbrojtur nga tensionet e jashtme. Mund të lindin shumë probleme nëse ktheheni të zemëruar nga puna në shtëpi. Tani keni vërtet nevojë për një njeri të qëndrueshëm në krah, të fortë, dhe kjo nevojë mund t’ju bëjë të kuptoni papritur që keni dhënë gjithmonë më shumë nga ç’keni marrë. Ata që janë vetëm mund të kenë lidhje kalimtare, por pa bërë zgjedhje përfundimtare.

BINJAKËT

Tregohuni të duruar dhe mos u nxitoni, sepse nga nxitimi nuk vjen asgjë e mirë. Zemrat e vetmuara, ata që kanë pasur konflikte të mëdha, mund të jenë më të favorizuar, edhe pse para gushtit nuk do ta lëshojnë plotësisht veten. Sigurisht që duhet t’i përvishen punës, të mos mbyllen në shtëpi, të dalin në takime pa e vrarë mendjen për ndonjë problem pune ose pakënaqësi personale.

GAFORRJA

Marrëdhëniet e reja sentimentale duhen trajtuar me pasion, edhe pse do të nevojitet kohë, sepse mund të pësojnë kriza. Vera, për shembull, do të jetë një stinë shumë e rëndësishme për çështjet e zemrës. Në të vërtetë, është mirë të kapërceni ndjesinë e pakënaqësisë që ju ndjek prej disa kohësh, për të cilën nuk e ka fajin as partneri dhe as personi që ju intereson. Maji dhe qershori janë muaj më të lehtë për t’u përballuar, nëse keni ndër mend të bëni plane afatgjata me partnerin.

LUANI

Ndjenjat do të rikthehen të zjarrta, ndaj duhet të jepni maksimumin. Nëse ju intereson dikush, është momenti i duhur për ta njohur. Takimet e reja do të jenë edhe më të lehta nga data 11. Nga data 20 duhet të prisni më tepër. Të premten, më datë 22, dhe të dielën, më datë 24, duhet të bëni një zgjedhje dashurie. Sigurisht që në këtë periudhë nuk është mirë të izoloheni. Kush ka nisur një histori gjatë muajve të fundit, duhet ta vazhdojë pa u menduar gjatë. Të bëjnë kujdes ata që duan të rikthehen tek e shkuara, sidomos nëse mendoni të kontaktoni me dikë, duke lënë mënjanë krenarinë dhe duke menduar vetëm për dashurinë. Edhe një aventurë e thjeshtë mund t’ju dhurojë emocione. Ndjenjat që keni tani janë më të rëndësishme se gjithçka. Parashikohen përmirësime. Çiftet që janë bashkë prej kohësh do të gjejnë pak qëndrueshmëri.

VIRGJËRESHA

Do të keni një dëshirë të madhe për të ndërtuar, të krijoni familje. Çiftet që kanë kaluar një krizë të vogël duhet të bëjnë kujdes, sepse maji ka disa telashe të vogla. Kush nuk do ta gjejë dashurinë këto ditë, do të zhgënjehet, pasi ajo që prisni nga partneri mund të mos jetë siç e kishit menduar. Në çështjet e dashurisë edhe mund të pendoheni. Fatmirësisht, është vetëm një periudhë kalimtare. Mundohuni t’u jepni kohë atyre që keni pranë për t’u treguar sa ju dashurojnë. Ju pëlqen të vendosni rregull në jetët e të tjerëve, keni përherë një sjellje edukatori, ndaj nuk jua marrin përherë parasysh sugjerimet. Mund të lindin edhe mosmarrëveshje në çift, ju këshillohet maturi maksimale në datat 22 dhe 24.

PESHORJA

Edhe në dashuri do t’ju ecë më mirë. Marrëdhëniet e lindura gjatë muajve të fundit kanë avantazhet e veta. Nëse pas gjithë këtij mundi dhe lodhjeje, lidhja juaj reziston akoma, do të thotë se është shumë e fortë. Nuk duhet të ushtroni shumë presion në fushën sentimentale, pasi me afrimin e fundit të vitit, situata do të përmirësohet. Do të çliroheni nga çdo problem. Ndaj, nëse i jepni fund një lidhjeje tani, mund të pendoheni! Në marrëdhënie me fëmijët, ata që kanë, do të kenë gjithnjë ndonjë dyshim të vogël ose ndonjë mosmarrëveshje. Ata që duan të kenë një fëmijë, do ta shtyjnë përherë vendimin. Dashuria mund të rikthehet papritur në formën e shoqërisë. Domethënë, një njeri që ju pëlqen shumë për mënyrën si flet ose sillet, me kalimin e kohës do të shndërrohet në një dashuri të madhe ose një pasion të rëndësishëm. Emocionet çlirohen në fund të muajit. Do të kaloni një fundjavë interesante për një propozim dashurie në datat 23 dhe 24.

AKREPI

Do të jetë muaj rikuperimi edhe për sa i takon gjendjes sentimentale. Pjesa e dytë e majit jua shton dëshirën për të bërë dashuri, për të jetuar situata intriguese. Më datë 25 do të keni një takim special, ose do të merrni një vendim që ka lidhje me familjen. Nuk është rastësi nëse po jetoni një lidhje në formën e miqësisë, pasi me gjasa sapo jeni ndarë dhe nuk doni të vuani prapë si në të shkuarën. P. Për zemrat e vetmuara, vera do të jetë stina ideale. Ata që janë ende vetëm duhet të kenë durim. Mos u nxitoni dhe mos mendoni se të gjithë duan të luajnë me ndjenjat tuaja.  Gjithsesi, do të jetë një periudhë intriguese për sa i takon dashurisë.

SHIGJETARI

Me gjasa, puna nuk do t’ju lërë hapësirë për dashuri, pasi jeni kaq të zënë me çështjet praktike, nga gjërat e shumta që duhet të bëni, sa ndjenjat do të kalojnë në plan të dytë. Shigjetari mërzitet shpejt dhe kur ka shumë ngurrim në një lidhje, fillon të dalë shpesh nga shtëpia, zhduket. Këta dy muaj, maji dhe qershori janë reflektim për ndjenjat. Do të jeni të shqetësuar për partnerin. Duhet të zgjidhni një problem në shtëpi. Disa ditë do të mendoheni, ndaj duhet të bëni kujdes me marrëdhëniet e dashurisë. Do të jetë e vështirë të çliroheni nga dyshimet dhe ndonjëherë mund të ndiheni vetëm në përballjen e problemeve, pasi keni gjithmonë nevojë për dikë në krah me të cilin të përballoni problemet. Mund të njiheni me dikë që është në një lidhje, i ndarë, ose që nuk ju ofron atë që doni.

BRICJAPI

Çiftet që duhen vetëm shtojnë projektet e përbashkëta. Është muaj i mbarë për ata që duan të bëjnë fëmijë. Në raste të veçanta, maji mund të jetë muaji i takimeve të rëndësishme, i emocioneve që lindin papritur. Edhe një miqësi që nis si një lojë mund të evoluojë në diçka më të rëndësishme. Ata që kanë pësuar zhgënjime të mëdha që vjet, tani duket se i kanë marrë në dorë frenat e fatit të tyre. Zënkat mes të ndarëve janë drejt zgjidhjes dhe nuk përjashtohet mundësia që pas një ndarjeje të gjeni një dashuri të re. Ka mundësi të rejash në çdo ditë të muajit, por edhe në rastin fatkeq të ndarjeve, do të ndiheni të çliruar.

UJORI

Për zemrat e thyera, maji sjell risi. Ata që janë tradhtuar, kanë dhënë lamtumirën dhe tani ndihen më mirë. Yjet janë të shkëlqyera edhe për ata që duan të krijojnë lidhje të reja, që duan të bëjnë zgjedhje ndryshe nga e shkuara. Edhe pse ujori është shenja e miqësisë, në fillim të vitit keni jetuar një periudhë izolimi që tani duhet shmangur. Me Binjakët dhe Luanin mund të keni marrëdhënie intriguese. Për ujorin s’është e lehtë të gjejë partnerin ideal, sepse e do magjepsës, argëtues dhe origjinal, të jashtëzakonshëm, por me pak vullnet mund të gjeni një alternativë të këndshme. Parashikohet një shpenzim më shumë për shtëpinë ose familjen. Nga ky këndvështrim, duhet të bëni gjithmonë kujdes.

PESHQIT

Nuk do të mungojë pasioni, por çiftet që jetojnë shumë larg kanë nevojë për siguri. Shenja e Peshqve e vuan largësinë në lidhje, sepse ka nevojë për prova konkrete që tregojnë forcën e lidhjes. Ata që kanë pasur më shumë se një lidhje njëkohësisht, tani s’kanë më kthim pas, pasi deri në fund të qershorit duhet të vendosin se ç’do të bëjnë. Ka ardhur momenti që të kapërceni mosmarrëveshjet e shkaktuara nga mungesa e komunikimit. Nuk duhet ta mundoni më veten, por të gjeni sërish dëshirën për të dashuruar.