7 shenja që tregojnë se je një beqare e lumtur

45
Sigal

Ideja se për t’u ndier e plotësuar, duhet të jesh çift ose në kërkim të partnerit nuk është gjithnjë e drejtë! Vajza beqare, të gëzuara, plot vetëbesim që të frymëzojnë janë modelet e shumë syresh prej tyre në ditët e sotme.

Të qenit beqare mund të jetë një zgjedhje e vetëdijshme, fuqizuese dhe përmbushëse. Njerëzit mund të jenë të lumtur,  edhe duke qenë beqarë.

Ja shtatë shenjat që tregojnë se jeta juaj si beqare po shpërthen!

1) Ju keni një ndjenjë të fortë pavarësie

Kur jeni të lumtur si beqarë, një nga gjërat e para që kuptohet është ndjenjë e thellë pavarësie. Ju nuk mbështeteni te të tjerët për t’u ndjerë e vlefshme ose e përmbushur. Ju gdhendni rrugën tuaj, pavarësisht nëse jeni e vetme në këtë udhëtim. Një ndjenjë lirie e pamohueshme në veprime dhe vendime.

2) Keni një raport të shëndetshëm me familjen dhe miqtë

Nëse presim vetëm nga partneri që të ndihemi të përmbushur, marrëdhëniet e tjera në jetën tonë mund të neglizhohen. Njerëzit që janë të lumtur si beqarë nuk e kanë të vështirë këtë lloj lidhjeje sepse kanë një qasje të shëndetshme dhe të ekuilibruar ndaj marrëdhënieve. Të qenit beqare të lejon të forcosh lidhjet me miqtë dhe anëtarët e familjes dhe të vlerësosh rolet e tyre unike.

3) Ju praktikoni reflektim dhe dashurinë për veten

Të qenit beqare ofron një mundësi të shkëlqyer për vetë-reflektim dhe dashuri për veten. Kjo ju jep më shumë kohë për të mbajtur ditar, për të medituar ose për t’u përfshirë në aktivitete që sjellin atmosferë dhe gëzim. Ju e përdorni kohën për të eksploruar në mendimet dhe emocionet tuaja dhe kjo ju bën të lumtur.

7 shenja që tregojnë se je një beqare e lumtur

4) Nuk ndiheni të nxituar

Në një epokë ku mediat sociale shfaqin njerëz që martohen, kanë fëmijë ose kanë plotësime në karrierë, është e lehtë të ndihesh sikur ke mbetur prapa. Beqarët marrin kohën e tyre për veten dhe nuk bëjnë presione për moshën.  Shijoni gjërat e vogla dhe nuk keni nevojë për të ndjekur turmën. Kjo qetësi shtrihet edhe në qasjen ndaj marrëdhënieve romantike. Jeni të hapur ndaj idesë së një lidhjeje romantike, por vetëm nëse do të ishte e përshtatshme për ju.

5) Bëni plane për të ardhmen e vetes

Një tjetër shenjë se jeni vërtet të lumtur që jeni beqarë është kur gjeni kohë për të bërë plane për të ardhmen, pa u mbështetur në praninë e një partneri romantik. Keni një vizion të qartë për të ardhmen, ku përfshihen qëllimet e karrierës, planet e udhëtimeve dhe objektivat e rritjes personale. Ju ndërmerrni hapa aktivë drejt arritjes së ëndrrave pa e frenuar veten në rast se takoni një person të ri.

7 shenja që tregojnë se je një beqare e lumtur

6) Jeni emocionalisht të stabilizuar

E konsideroni veten të qëndrueshëm emocionalisht? Nëse po, ky është një tjetër tregues kyç se jeni më shumë se të lumtur si beqarë. Gjithçka fillon me vetëdijen, e cila është produkt i vetë-reflektimit si dhe i dashurisë për veten. Kur arrini të kuptoni nevojat, dëshirat dhe ndjenjat, mund t’i menaxhoni ato në mënyrë të pavarur, pa pasur nevojë që dikush tjetër t’ju gëzojë.

7) Nuk keni frikë nga angazhimet

Kur ju shohin beqarë, shumë njerëz mendojnë se ju keni frikë nga anagazhimet familjare. Kjo nuk është e vërtetë. Ndoshta keni zgjedhur që angazhimet familjare t’i zhvendosni për një kohë të dytë.  Nëse vjen personi i duhur, ndoshta ju jeni të hapur për një marrëdhënie afatgjatë. Por, pa detyrime afatesh. Jeni të përkushtuar për të jetuar një jetë sipas kushteve tuaja, pavarësisht nëse kjo përfshin një partner apo jo.