7 pyetje që mund t’ja bëni partnerit për të kuptuar nëse ai është i duhuri

19
Sigal

Kur ju hyni në një marrëdhënie, të siguroheni që nuk po humbni kohë kot është një nga gjërat më elementare për çdo grua. Ju doni të shijoni një raport me dikë që ju kupton, ju vlerëson, dikë me të cilin shihni një të ardhme.

Por, ndonjëherë mund të jetë e vështirë të përcaktoni nëse ai është i duhuri apo jo. Ndaj, disa pyetje mund të të ndihmojnë për të qartësuar “mjegullën” në kokën tuaj!

#1 Si do i trajtoje skenarët më të këqij?

Ndonjëherë pyetjet më të mira për t’i bërë partnerit janë më ekstremet. Të pyesësh partnerin sesi do t’i trajtonte gjërat si çështjet emocionale, sëmundjet në familje, apo problemin me vjehrrin/ën është një mënyrë e mire për të vlerësuar veprimet e tij kur është nën presion. Nëse përgjigjet e partnerit tregojnë gatishmëri për të punuar së bashku për të gjetur një zgjidhje, ky është një tregues i mirë se ai do të jetë një partner komunikues gjatë gjithë marrëdhënies.

#2 A sheh një të ardhme së bashku?

Kjo pyetje mund të duket sikur do të ishte e vështirë të bëhej herët në një lidhje, por mund t’ju tregojë vërtet nëse partneri juaj i sheh gjërat në perspektivë. Këto gjëra diskutohen mirë përpara se çifti të martohet, në mënyrë që të parandalohen keqkuptimet dhe ndonjë divorc në horizont.

#3 A do fëmijë?

Cilado qoftë dëshira juaj, është e rëndësishme ta diskutoni atë me partnerin për të parë nëse ju të dy jeni në të njëjtën linjë. Fëmijët janë një çështje që nuk është e lehtë të bëhet kompromis.

#4 Çfarë vlerësimi keni për familjen tuaj?

Familja mund të jetë ose një temë e mrekullueshme ose e ndërlikuar për disa njerëz. Sido që të jetë, është e rëndësishme të mësoni për familjen e partnerit dhe ndërveprimet për të përcaktuar se me cilat vlera është rritur partneri ai dhe si mund të veprojë në të ardhmen.

#5 Mendimi juaj për seksin?

Seksi nuk duhet të jetë vetëm një akt, por diçka për të cilën flisni.  Sigurohuni që të dy të keni të njëjtin nivel interesi për seksin dhe ta shihni atë si prioritet.

#6 Sa e rëndësishme është politika për ju?

Për shumë prej nesh, pikëpamjet politike janë të lidhura drejtpërdrejt me identitetin dhe vlerat tona personale. Pyetja e partnerit për përkatësitë politike ose për kë voton mund t’ju japë një ide se çfarë interesash ka ai.

#7 Si veproni pas debateve?

Mund të jetë e vështirë për partnerin që të perceptojë mënyrën e saktë sesi vepron pas debateve, por bërja e kësaj pyetje mund t’ju japë një ide për sjelljet e tij në të ardhmen dhe se për çfarë mund të keni nevojë sa herë që keni një grindje.