“Më dhunuan”, Princ Leka denoncon në polici ish-bashkëshorten Elia Zaharia dhe babanë e saj

Një ngjarje e paprecedentë ka përfshirë Princ Lekën dhe ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia.

Kjo e fundi akuzohet nga princi se e ka dhunuar, bashkë me babain e saj, Gjergj Zaharia. Mësohet se Leka ka shkuar për të takuar vajzën, e cila jeton në oborrin Mbretëror me mamanë e saj, por aty duket se ka nisur konflikti i ashpër mes palëve.

Sigal

Princ Leka ka kërkuar edhe urdhër mbrojtje, po ashtu edhe Zaharia. Kujtojmë se Princ Leka dhe Elia Zaharia janë ndarë, ndërsa flitet se princi ka nisur një lidhje të re dashurie me fotografen Blerta Celibashi.