U përplas me betonieren në afërsi të TEG-ut, ndërron jetë 40-vjeçari që drejtonte motorin

166
Sigal

Ka ndërruar jetë në spital 40-vjeçari që u aksidentua me një betoniere në afërsi të TEG-ut, ndërsa drejtonte motorin e tij.

Në informacionin shtesë, policia ka bërë me dije se 40-vjeçari nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.

Tiranë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç, ju informojmë se:

Si pasojë shtetasi E. T., drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital.