Aksident në Maliq, “Audi” del nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjeri

159
Sigal

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Maliq-Pogradec.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:50, në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, shtetasi I. C., duke drejtuar mjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi I. C. dhe pasagjeri shtetasi Sh. C., të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.