Akullore në shtëpi: Receta të thjeshta

196

Akullore me banane dhe gjalpë kikiriku

Sigal

Përbërësit:
– Banane të prera dhe të ngrira
– Gjalpë kikiriku

Përgatitja: Vendosni bananet në një blender dhe përsëriteni procesin derisa pamja të duket kremoze dhe e njëtrajtshme. Më pas vendosni dhe gjalpë kikiriku dhe përziejini në blender përsëri. Nëse nuk ju shqetësojnë shumë kaloritë, mund ta zëvëndësoni gjalpin e kikirikut edhe me krem çokollate. Konsumojeni në moment ose vendoseni në ngrirje për ta konsumuar më vonë.

Akullore me copa frutash

Në fillim duhet të zgjidhni një enë mbajtëse ku do të hidhni përbërjen. Përgjithësisht preferohen kupa të gatshme, por mund të përdorni edhe enë të tjera, rezistente ndaj temperaturave të ftohta. Në blender, vendosni copa frutash sipas dëshirës. Mund të shtoni qumësht lope, qumësht kokosi pa sheqer ose edhe ujë të gazuar, mjaltë, vanilje etj., në varësi të dëshirës. Më pas, vendosni enët me lëngun e frutave të grira në frigorifer në zonën e ngrirjes dhe prisni të paktën tri orë përpara se t’i konsumoni. Për një rezultat më të mirë, lërini një natë.

Akullore me banane dhe luleshtrydhe

Përbërësit:
– 3 gota ose 450 g luleshtrydhe të ngrira (ose zgjidhni një sasi të përafërt)
– 2 banane të ngrira
– 1/2 gotë kos pa yndyrë (ose kos i thjeshtë, çfarë ju gjendet në shtëpi)
– Mjaltë

Përgatitja: Vendosini në blender derisa përbërësit të jenë të njëtrajtshëm dhe masa të jetë kremoze. Mund ta konsumoni në moment ose ta vendosni në ngrirje dhe ta konsumoni më vonë.

Akullore me banane dhe tërshërë

Përgatitet për rreth 5 minuta, ka shijen e një ëmbëlsireje, nuk ka sheqer të tepruar dhe është e pasur me fibra dhe proteina.

Përbërësit:
– 3 banane të prera dhe të ngrira
– 1/2 gotë qumësht
– 1/2 gotë me tërshërë
– 1/4 gotë me rrush të thatë
– 1 lugë kanellë
– 1 lugë pudër proteinike me vanilje (Mund të përdorni pudër vaniljeje të thjeshtë)

Përgatitja: Vendosini të gjithë përbërësit në një blender derisa të marrin formë të njëtrajtshme. Shoqërojeni me rrush të thatë, sipas dëshirës. Mund ta konsumoni në moment ose ta vendosni në ngrirje dhe ta konsumoni më vonë.

Akullore me vanilje dhe pana

Përbërësit:
– ½ filxhani pana e ëmbël
– ¼ filxhani sheqer
– ½ luge çaji ekstrakt vanilje
– paaaaak fare kripë

Përgatitja: Në një tas qelqi shtoni panën dhe rriheni deri sa ajo të fryhet njësoj si në rastin kur bëni mbushjen e një torte. Pasi pana e rrahur të ketë rritur masën, shtoni në të sheqerin, vaniljen dhe kripën. Trazojeni deri sa sheqeri të tretet dhe të formohet një masë homogjene. Masën e formuar hidheni në një qese hermetike, nga ato që përdoren për ruajtjen e ushqimeve dhe më pas lëreni në frigorifer.

Pas disa orësh nxirreni dhe shërbejeni nëpër kupa, me shurup apo copa biskote.