Manjani-Ramës: Ik se na hape barkun! Ik se ky vend ja del edhe pa ty!

357
Sigal

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nuk kursen kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama teksa ky i fundit po shfaqet para shqiptarëve si “shpëtimtari” i tyre përballë rrezikut të Koronavirusit.

Në një postim në Facebook, ku Ramën e quan “Shpëtimtari (vet)mburravec”, Manjani shprehet se, “Kryeplaku ynë na shet mend me një entuziasëm idiot se “…. na shpëtoi nga virusi” pa vaksinë e pa ilaç!”.

“Ik se na hape barkun! Ik se ky vend ja del edhe pa ty!”, shkruan ndër të tjera Manjani.

Postimi i plotë:

Shpëtimtari (vet)mburravec

E gjithë bota shkencore, politike e financiare është në ankth për gjetjen e një vaksine apo ilaçi që lufton COVID. Kryeplaku ynë na shet mend me një entuziasëm idiot se “…. na shpëtoi nga virusi” pa vaksinë e pa ilaç!!!

Madje me krenari deri në budallëk e pranon se sistemi i tij shëndetësor është “me numrin më të ulët të shtretërve”, por ama Ai është shpëtimtari.

Për të qeshur e për të qarë!

Po mirë more zoti “shpëtimtar”, le të themi(për një moment) rrofsh që na shpëtove, po ata që vdiqën pse i le të vdesin?! Po flasim për ato që vdiqën në spitalet e Tij, se ata që ndërruan jetë pa i telefonuar 127 nuk e merituan vemendjen e shpëtimtarit.

Nejse, kohë e humbur kjo me kundërshti llogjike ndaj vetmburrjes publike të shpëtimtarit.

Nga ana tjetër, askush nuk po i thotë “as hyp se të vrava e as zdryp se të vrava”. Kot vet-viktimizohet.

Thjesht po i themi troç:

IK se na hape barkun!

Ik se ky vend ja del edhe pa ty!

Ik e merru me baltë(poçeri) se boll e bërë baltë këtë vend!

Fundja nëse e ka të nevojshme për të ushqyer narcisismin po i theni edhe “tu rrit’të ndera”, po IK tani sa je në afat.

Ik se kur të të mbarojë afati, do kenë mbaruar edhe fjalët…

Më në fund, ata që e mbajnë për shpëtimtar, le ta mbajnë në kornizë e ta puthin nëpër shtëpitë e tyre po të duan. Le ta dëgjojnë me zë e figurë edhe nga ERTV, për aq sa paguhen prej Tij.

Po druaj se kur të ketë ikur, do e kthejnë pllakën dhe ata…